• e premte, 05 dhjetor 2025

Laporta: Jamal do të jetë edhe më i motivuar

Laporta: Jamal do të jetë edhe më i motivuar

Barcelonë, 23 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta ka mbështetur mesfushorin Lamin Jamal i cili përfundoi i dyti në votimin për Topin e artë 2025.

"Shpresojmë që Lamin do ta fitoj çmimin, por vend i dytë do ta motivojë atë edhe më shumë. Ai është një fitimtar, njeri me ambicie të shëndetshme. Jam i bindur se këto rezultate vetëm sa do ta shtyjnë përpara", deklaroi Laporta për "Esport3".

Në sezonin 2024/25, Jamal shënoi 18 gola dhe pati 25 asiste në 55 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat. Me ekipin, ai fitoi kampionatin spanjoll dhe Kupën e Spanjës.

Jamal fitoi madje çmimin "Kopa trofej" që i jepet lojtarit më të mirë të ri të sezonit, për herë të dytë radhazi.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR