Laporta i qeras me hamburgerë lojtarët e Barcelonës për triumfin ndaj PSZH-së
- Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta ka qerasur futbollistët e klubit katalunas me hamburgerë në një nga restorantet në Paris si shpërblim për fitoren në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së kampionëve kundër PSZH-së (3:2).
- Post By Fami Bajrami
- 10:52, 12 prill, 2024

Madrid, 12 prill 2024 (MIA) – Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta ka qerasur futbollistët e klubit katalunas me hamburgerë në një nga restorantet në Paris si shpërblim për fitoren në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së kampionëve kundër PSZH-së (3:2).
Siç bën të ditur sot gazeta spanjolle AS, Laporta pas ndeshjes së luajtur të martën në Paris, personalisht është përshëndetur me secilin prej lojtarëve dhe i ka gostitur me hamburgerë.
Barcelona triumfoi ndaj PSZH-së me rezultat 3-2, ndërsa golashënues i dyfishtë ka qenë braziliani Rafinja.
Ndeshja kthyese në Barcelonë është të martën e ardhshme.
FOTO: X