• e hënë, 28 tetor 2024

Lajçak nga sot në një mision të ri ndërmjetësues në Kosovë dhe Serbi

Lajçak nga sot në një mision të ri ndërmjetësues në Kosovë dhe Serbi

Prishtinë, 4 korrik 2023 (MIA) - I dërguari special i Bashkimit Evropian i obliguar për dialogun e Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot do të udhëtojë në Prishtinë, në suaza të misionit më të ri ndërmjetësues për zgjidhjen e kontesteve midis dy vendeve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë zyrtarisht kumtoi se ajo do ta presë emisarin evropian pasdite në orën 15:00.

Burime diplomatike nga selia e BE-së në Bruksel deklaruan për mediat se, në përpjekje për të kontribuar për kthimin e Proshtinës dhe Beogradit në tryezën negociuese dhe për uljen e tensioneve në Kosovën veriore, Lajçak, me kërkesë të kreut të diplomacisë evropiane, Zhozep Borrell, do të realizojë takime me kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

BE-ja vazhdon me apel ndaj të dyja anëve të ndërmarrin hapa urgjent për depërshkallëzimin e sigutatës dhe të kthehen në dialogun me ndërmjetësim të BE-së.

Brukseli, të shtunën më 1 korrik, njoftoi se kanë hyrë në masa të fuqishme ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mosndërmarrjes së veprimeve për ndërmjetësim të gjendjeve në veri të vendit. Ndër masat është pezullimi i punës së organeve të Këshillit për stabilizim dhe asocim dhe programi i IPA-fondeve. Gjithashtu anulohen takimet dypalëshe me përfaqësuesit e autoriteteve kosovare, përveç atyre që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes  me Serbinë dhe gjetjen e zgjidhjes për veriun e Kosovës.

Burime diplomatike të BE-së deklaruan për mediat se sanksione do të ndërmerren edhe ndaj autoriteteve në Beograd, nëse nuk i plotësojnë kërkesat për ndërmarrje të masave për qetësim të gjendjeve në veriun e Kosovës. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR