• e diel, 22 dhjetor 2024

Lëvizja BESA: Nuk ka përgjegjësi për tragjedinë e “BESA TRANS”

Lëvizja BESA: Nuk ka përgjegjësi për tragjedinë e “BESA TRANS”

23 nëntor 2023

Kaluan dy vite prej kur 45 shqiptarë, prej të cilëve 12 fëmijë u dogjën të gjallë brenda autobusit të “BESA TRANS”, në autostradën “Struma” në Bullgari dhe ende nuk ka asnjë përgjegjësi. Derisa familjrët e atyre që e humbën jetën janë në ankth për të gjetur të vërtetën, organet hetuese dhe ata të gjyqësorit vazhdojnë të heshtin, të merren me tenderët dhe pasurimin famljar, ndërsa fajin për fatkeqësinë të mbetet vetëm tek shoferi i cili po ashtu ndërroi jetë në tragjedi.

Edhe pas dy vitesh, familjarët e kërkojnë drejtësinë të vetëm nëpër nëpër organet gjyqësore bullgare, ndërsa gjykatat në Maqedoninë e Veriut, të cilat dirigjohet nga pushteti, tentojnë të largojë nga përgjegjësia pronarët e kompanisë së autobusëve, për të cilët u zbardhën shumë dyshime se autobusët kanë qarkulluar me dokumente të falsifikuara.

 Edhe pse këto institucione janë të shurdhër dhe të verbër kur bëhet fjalë për të dalë drejtësia në pah, sërisht u bëjmë apel që sa më shpejtë të zbardhet e vërteta për tragjedinë në Bullgari, me çka sado pak do të lehtësohet barra shpirtërore e familjarëve të atyre që humbën jetën. qa

Lëvizja BESA

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre, as për mospërputhje të mundshme drejtshkrimore apo gabime shtypi.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR