• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lëshohet në përdorim salla e rinovuar për operacione në Klinikën universitare për sëmundje ortopedike (PLT)

Lëshohet në përdorim salla e rinovuar për operacione në Klinikën universitare për sëmundje ortopedike (PLT)

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Salla për operacione në Klinikën universitare për sëmundje ortopedike sot është lëshuar në përdorim. Kjo sallë për intervenime kirurgjike është pjesë e bllokut operativ ku janë katër salla operative.

Bëhet fjalë për rinovim të plotë të sallës së parë për operacione me hapësira ndihmëse, dhoma për pushim dhe dhomë për para mjekim prej rreth 150 metra katrorë. Vlera e përgjithshme e investimit është 15 milionë denarë, të siguruara nga Fondi për shëndetësi dhe donacione. 

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçesvski, morën pjesë në ngjarjen, tha se në këtë Klinikë çdo vit kryhen 1.600 intervenime kirurgjike, ndërsa tani me sallën e re të rinovuar për operacione, numri do të rritet deri 2.000 intervenime kirurgjike në nivel vjetor. Mexhiti vlerësoi se kjo sallë nuk ishte në përdorim nga viti 2017 dhe me rinovimin e saj, seriozisht po përforcohen kapacitetet e institucionit. 

"Do të doja të theksoja se kjo klinikë është shembull për menaxhim të suksesshëm të një institucioni shëndetësor publik. Para tre viteve tërësisht u rinovua Klinika, e gjithashtu u krye transplanti i parë i kockës në vend. Para një muaji, nga Buxheti i Ministrisë kemi fituar një shtyllë të re artroskopike, të dedikuar për pacientët. Rregullisht investohet në pajisje të reja, implante dhe investohet në nëpunësit shëndetësorë", shtoi Mexhiti.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerësoi se investimet dhe reformat në shëndetësi janë një ndër prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë, duke theksuar se edhe gjatë krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike, ky proces nuk u ndal, ndërsa si rezultat, një numër i madh i objekteve të rinovuara shëndetësore janë vënë në përdorim në periudhën e kaluar.

"E gjithë kjo paraqet vetëm një segment të vogël të asaj që po bëhet në tërë sistemin shëndetësor dhe çfarë do të bëhet në këtë Klinikë, duke marrë poarasysh se kanë mbetur edhe tri dhoma për t'u rinovuar tërësishtnë mënyrë shtesë edhe pjesa e KARIL-it që do të fillojë me renovim të plotë. Në këtë mënyrë do të kemi kushte shumë më bashkëkohore për kujdes shëndetësor, që i meritojnë pacientët tanë", tha Kovaçenski.

Drejtori mjekësor i Klinikës, dr. Aleksandar Trajanovski tha se ajo që është bërë, bëhet për pacientët dhe për shërbim më të mirë shëndetësor. Ai theksoi se pacientët me probleme ortopedike në përgjithësi shumë rrallë shkojnë në shëndetësi private. qa/bsh/

Foto: MIA, Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR