• e premte, 17 maj 2024

Kuzeska: Zgjedhje korrekte dhe demokratike, vullneti i qytetarëve do të vendosë se në cilën rrugë do të ecë shteti

Kuzeska: Zgjedhje korrekte dhe demokratike, vullneti i qytetarëve do të vendosë se në cilën rrugë do të ecë shteti

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Kemi pasur një ditë zgjedhjesh të qeta, dinjitoze dhe të suksesshme. Zgjedhjet ishin korrekte dhe demokratike, siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s që ka filluar negociatat me BE-në, deklaroi zëdhënësja e LSDM-së Bogdanska Kuzeska në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e partisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet e dyfishta të mbajtura në vend.

Ajo theksoi se janë konstatuar parregullsi të caktuara, por konsideron se kanë qenë të parëndësishme për procesin zgjedhor dhe theksoi se janë në pritje të rezultateve fillestare të votimit.

"Qytetarët mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre dhe të vendosin për të ardhmen e vendit. E drejta e votës dhe vendimmarrja e lirë janë përfitimet më të rëndësishme të demokracisë. Faleminderit të gjithë qytetarëve që dolën sot në zgjedhje dhe votuat. Qytetarët treguan kapacitet demokratik dhe pjekuri institucionale, patëm zgjedhje të lira, demokratike, paqësore dhe dinjitoze. Falënderim të veçantë drejt qytetarëve që votuan për koalicionin ’Për një të ardhme evropiane’ të LSDM-së dhe për kandidatin për president Stevo Pendarovski. Vullneti i qytetarëve do të vendos se cilën rrugë do ta ndjek Maqedonia. Jemi në pritje të rezultateve fillestare të zgjedhjeve", ka thënë Kuzeska.

Në pyetjen e gazetarëve për bojkotin e heshtur në komunat me popullatë dominonte shqiptare ku votuan për Parlament, por jo edhe për kandidatët për president, zëdhënësja e LSDM-së theksoi se secila parti duhet të përgjigjet vetvetiu se si ka vepruar dhe se LSDM asnjëherë nuk ka qenë pengesë për proceset demokratike në vend.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR