• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kuzeska: Anëtari i sigurimit të Mickoskit nuk ka pasur qasje në informacione sekrete, MPB të tregojë si i ka marrë

Kuzeska: Anëtari i sigurimit të Mickoskit nuk ka pasur qasje në informacione sekrete, MPB të tregojë si i ka marrë

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) – Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, në një deklaratë për mediat, reagoi se MPB nuk tregon se anëtari i sigurimit të kryeministrit Hristian Mickoski, i cili është arrestuar për zbulim të informacioneve sekrete grupit të Gërçecit, nuk ka kurrfarë qasje në informacione sekrete, të cilat ia ka dorëzuar dhe deri ku do të shkojë hetimi. 

Sipas Kuzeskës, nga ajo që e shohim deri më tani “sigurimi personal i Mickoskit, gjegjësisht sigurimi i cili e zgjedh ai kanë lidhje me shumë skandale”. 

“MPB u ka borxh përgjigje, të thonë si i kanë marrë informacionet dhe kush e ka urdhëruar që t’i japë ato informacione këtij grupi, sepse i njëjti ai nuk ka pasur qasje në ato informacione”, deklaroi Kuzeska. 

Paraprakisht LSDM në një kumtesë dërguar publikut, shprehu dyshim për ekzistim të koordinimit të fuqishëm dhe bashkëpunimit mes njerëzve më të afërt të Mickoskit dhe nëntokës kriminale, pasi dje, Angel Samarkov, ishte kapur si u zbulon sekrete zyrtare personave nga Gërçeci. 

Nga VMRO-DPMNE, në një reagim për kumtesën e LSDM-së, porositën se “është vështirë që LSDM ta kuptojë luftën kundër krimit, por kur për herë të fundit ishte arrestuar anëtar i sigurimit të kryeministrit”. 

“Në vend që të përshëndesin aksionin e MPB-së, të mësojnë sesi shteti duhet t'i mposhtë ata që e keqpërdorin, LSD-ja si një fëmijë që nuk i bëhet mirë asgjë, vetëm reagojnë sa të thonë diçka, dhe në mungesë të politikës autentike dhe zgjidhjeve konkrete dhe realiste... Nëse MPB-ja nuk arreston njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, atëherë LSD-ja akuzon për njëanshmëri, nëse MPB arreston të afërt me VMRO-DPMNE-në, atëherë LSD-ja i akuzon për diçka tjetër. Këtyre njerëzve nuk mund t'u gjendet fund”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

MPB dje kumtoi se më 30 mars pas njohurive të mara paraprakisht për vepër të kryer penale “zbulim të sekretit zyrtar” sipas nenit 360 nga Kodi Penal, nga ana e nëpunësve të policisë nga Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale në koordinim me PTHP NKOK është zbatuar aksion i koordinuar i policisë dhe janë realizuar veprime hetuese për bastisje të shtëpisë, automjeteve dhe personave në rajonin e SPB Veles. 

Polici nga Drejtoria e Gjashtë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili deri dje ishte pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristian Mickoski gjendet në paraburgim në INP Burgu Shkup, konfirmoi për MIA-n, drejtori i institucionit, Boban Utkovski Gjykata Penale e Shkupit i caktoi paraburgim prej 30 ditëve Angel Saramakovit, i cili dyshohet për vepër penale “zbulim të sekretit zyrtar”. 

Pas arrestimit, nga Qeveria theksuan se hetimi duhet të konfirmojë çka ka ndodhur dhe potencuan se siguria e kryeministrit nuk është rrezikuar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR