Kuvendi nuk i miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor për rregullimin e përqindjes së nënshkrimeve për pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet lokale
- Kuvendi sot në kuadër të seancës së 66-të, nuk i miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor me të cilat duhej të rregullohet se çfarë përqindjeje të nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në ekstraktin e Listës Zgjedhore të njësisë zgjedhore (NjZ) duhet të mbledhin kandidatët e pavarur për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:40, 16 gusht, 2025
Shkup, 16 gusht 2025 (MIA) - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 66-të, nuk i miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor me të cilat duhej të rregullohet se çfarë përqindjeje të nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në ekstraktin e Listës Zgjedhore të njësisë zgjedhore (NjZ) duhet të mbledhin kandidatët e pavarur për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.
Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara morën mbështetje nga shumica e deputetëve, por duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një zgjidhje që ka të bëjë me zgjedhjet lokale, ishte e nevojshme të votohej sipas Badinterit. Për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara 18 nga deputetët nga komunitetet më të vogla etnike ishin kundër, ndërsa 11 votuan "pro".
Paradite ndryshimet u vunë në rend dite të seancës parlamentare për t'u miratuar me procedurë të shkurtuar. Më pas, ato u debatuan Komisioni amë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Komisioni LIgjvënës dhe Juridik. Komisioni Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i dërgoi ato për procedurë të mëtejshme në Kuvend, duke miratuar amendamentin nga E Majta - kur paraqitësi i listës së kandidatëve për deputetë është një grup votuesish, duhet të jetë e nevojshme të mblidhen të paktën 0,5 për qind e nënshkrimeve të votuesve të regjistruar në ekstraktin e Listës Zgjedhore të Njësisë Zgjedhore (NjZ), në vend të zgjidhjes së propozuar fillimisht e cila parashikonte mbledhjen e nënshkrimeve 0,95 për qind të votuesve të regjistruar.
Foto: MIA