• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi në seancë plenare do të diskutojë për rolin e gruas në përbërjen e 10-të Parlamentit

Kuvendi në seancë plenare do të diskutojë për rolin e gruas në përbërjen e 10-të Parlamentit

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Këtë vit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsi, Kuvendi e vazhdon praktikën e mbajtjes së seancës plenare të përshtatshme ekskluzivisht kushtuar barazisë gjinore dhe avancimit të të drejtave të grave.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski për sot me fillim në orën 11 në sallën "Maqedonia" e caktoi seancën e 146-të, e dyta me rradhë me këtë temë.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë , pika e vetme e rendit të ditës së seancës është Informacioni për aktivitetet dhe rolin e Klubit të deputeteve në përmirësimin e gjendjes së barazisë gjinore dhe avancimin e të drejtave të grave, në përbërjen e 10-të parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në mandatin nga viti 2020 deri në vitin 2024. Ata theksojnë se për shkak të pranisë së më shumë të ftuarve, ajo do të ndihet edhe nga salla "Kupolla e madhe".

Në seancë, siç theksojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, përveç presidentit të shtetit dhe anëtarëve të qeverisë, si mysafirë në Kuvend janë të ftuar  bashkëshortja e presidentit të shtetit, kryetare aktualë të komunave, ish-deputete, ish-ministre, kori diplomatik i vendit. Ftesa u janë dërguar përfaqësuesve të mediave, si dhe organizatave joqeveritare vendase dhe organizatave ndërkombëtare, aktivitetet e të cilave janë në sferën e promovimit të barazisë gjinore dhe që bashkëpunojnë në vazhdimësi me Klubin e deputeteve në Kuvend, që nga themelimi në vitin 2003 deri me sot.

"Klubi i deputeteve është një grup joformal në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga të gjitha deputetet, pavarësisht se cilit grup parlamentar i përkasin. Pjesëmarrja e grave në parlament ka ndryshuar gjatë viteve, ndërsa rritja e saj ka qenë një prioritet politik vitet e fundit. Historikisht, në fillimet e parlamentarizmit në vendin tonë, përqindja e deputeteve femra ishte më pak se pesë për qind, pra e parëndësishme në krahasim me vendet e tjera evropiane. Deklarata që mundëson rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, e miratuar në vitin 1998, e largoi vendin nga fundi i listës për përfaqësimin e grave në politikë në të gjithë vendet e Evropës, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Nga Kuvendi informojnë se kjo përbërje parlamentare e sivjetshme e përfundon mandatin me numrin më të madh të grave deri më tani, përkatësisht 51 deputete/ Po ashtu, në krye të Shërbimit të Kuvendit, i cili aktualisht punëson mbi 160 gra (ose gati dyfish më shumë se meshkujt), është Sekretarja e Përgjithshme Cvetanka Ivanova.

Vitin e kaluar, më 8 mars, në Kuvend për herë të parë u mbajt seancë e rregullt plenare ekskluzivisht për barazinë gjinore, ndërsa me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Klubit të deputeteve. Ata theksojnë se synimi i Kuvendit është që seancat e rregullta plenare kushtuar barazisë gjinore të bëhen traditë çdo vit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s/ Kuvend i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR