Kuvendi i rregullt vjetor i ASHAM-it
- Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë (ASHAM) sot do të mbajë kuvendin erregullt vjetor.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:39, 28 shkurt, 2024

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë (ASHAM) sot do të mbajë kuvendin erregullt vjetor.
Kryetari i ASHAM-it, akademiku Zhivko Popov, do të ketë ekspoze për ASHAM-in në vitin 2023 dhe sfidat në periudhën e ardhshme.
Në rend dite të kuvendit të Akademisë janë Propozim-raporti për punën në vitin 2023 dhe Propozim-programi për punën në vitin 2024 nga Kryesia e ASHAM-it.
Për planet financiare të Akademisë në këtë vit fjalim do të ketë sekretari i ASHAM-it, anëtar korrespondues Bllazho Boev.
Foto: Arkivi i MIA-s