• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, Ligjit për Buxhete dhe të Kodit Zgjedhor

Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, Ligjit për Buxhete dhe të Kodit Zgjedhor

 Shkup, 1 prill 2024 (MIA)  - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 150-të, e miratoi Ligjin për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci - Shtip dhe aksin rrugor  Kërçovë - Ohër.  Deputetët i dhanë "dritë të gjelbër"  edhe Ligjit për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhete, si dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor.

Të gjitha ligjet janë miratuar njëzëri, pa debat dhe me procedurë të shkurtuar. 

Me  Ligjin për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci - Shtip dhe aksin rrugor Kërçovë - Ohër parashihet që deri në fund të vitit 2026 të prolongohet   afati për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër  për çfarë Qeveria javën e kaluar në seancë   përcaktoi propozimin për dispozita për plotësime ligjore me qëllim të lidhjes së aneksit të ri, të gjashtë me radhë të Marrëveshjes  për ndërtimin me "Sinohidro"-n e Kinës.

  Autostrada Kërçovë-Ohër e Korridorit 8 filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014. Ndërtimi i autostradës me një gjatësi të përgjithshme prej 57 kilometra ishte parashikuar fillimisht në 374 milionë euro, ndërsa pas disa anekseve të Marrëveshjes dhe vazhdimin e afateve  çmimi i saj arriti në 598 milionë euro. Kjo shumë sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve nuk do të ndryshohet edhe krahas prolongimit të afatit.  

Kontraktori angazhohet që brenda 28 ditëve nga dita e nënshkrimit të Aneksit nr. 6 të Marrëveshjes, të paraqesë një Program pune të përditësuar në përputhje me Kushtet e Përgjithshme dhe të Veçanta të Marrëveshjes - libri i kuq FIDIK me një renditje kohore të planit për  zgjidhjen çështjeve të mbetura të pazgjidhura si dhe vënia në qarkullim dhe dorëzimi i secilës nënndarje veç e veç. Gjithashtu është planifikuar të formohet një grup pune i posaçëm i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve,  NP për Rrugë Shtetërore,   Mbikëqyrjes, Kontraktorit dhe palëve dhe institucioneve të tjera relevante me qëllim të zgjidhjes në kohë të çështjeve të hapura.

 Paraprakisht në elaborim për përdorimin e miratimit të zgjidhjes ligjore ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski theksi se sipas korrespodencës, mendimeve dhe indikacioneve të marra nga ana e mbikëqyrësit dhe ekspertit FIDIK, i cili ishte angazhuar nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe Qeverisë, progresi i punimeve është 83.84 për qind, me çfarë Qeveria  i propozon Kuvendit vazhdimin e afatit për realizimin e këtij projekti.

"Ligji nuk tërheq  implikime financiare shtesë. Arsyet për shtyrjen e afatit për realizimin e këtij projekti janë të njohura për publikun - për shkak të shfaqjes së 13 rrëshqitjeve të reja në vetë trasenë,  për të cilën nevojitet projektim shtesë të zgjidhjeve teknike për të zgjidhur mangësitë në dokumentacionin teknik  të cilat u shfaqën gjatë realizimit të këtij projekti" tha ai.   

Lidhur me realizimin e projektit për objekte të ndara në trasenë, Boçvarski informon se objektet janë realizuar me 88 për qind, tunelet me 93 për qind, gërmimi i materialit të dheut me 83 për qind.  

 

Qëllimi i miratimit të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për buxhete, siç theksoi deputeti Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE në arsyetimin për miratimin e tij, është korrigjim teknik me kërkesë të kryetarit të Këshillit Fiskal të anëtarëve dhe të ministrit të Financave me të cilët mundësohet një ekipim  më i mirë i Këshillit Fiskal.

 

 

Me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, ndërkaq,  specifikohen dispozitat për përcaktimin e numrit rendor të fletëvotimit për të dy proceset zgjedhore, përkatësisht partitë politike që kanë propozuar ose mbështetur një kandidat për kryetar të shtetit mund të ruajnë numrat rendorë të tërhequr dhe për zgjedhjet parlamentare për një prezantim më të thjeshtë para qytetarëve. Partitë e tjera politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, ndërkaq,  në mënyrë shtesë përmes shortit do të tërheqin numra rendorë me të cilat do të dalin në zgjedhje. 

 Foto: Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR