• e enjte, 12 shtator 2024

Kuvendi ende e konfirmon rendin e ditës së seancës së 14-të, deputetët e VLEN-it e braktisën seancën

Kuvendi ende e konfirmon rendin e ditës së seancës së 14-të, deputetët e VLEN-it e braktisën seancën

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Deputetët e kanë konfirmuar nevojën që me procedurë të shkurtuar të miratohet Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin, siç tha Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE-ja, do të realizohet premtimi parazgjedhor i partisë në pushtet për rritje lineare të pensioneve.

Propozim ligji me 71 vota "për" u bë pjesë e pikave të rendit të ditës së seancës së 14-të, të cilin deputetët edhe pas dy ore nga fillimi me punë, ende e konfirmojnë.

Me kërkesë të deputetit nga VMRO-DPMNE-ja, Bojan Stojanovski, rendi i ditës është plotësuar edhe me Propozim-ligjin për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut prej 500 milionë euro te Banka hungareze Eksport-import.

Në vijim është pushimi me kërkesë të koordinatorit të grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili reagoi se ligji propozohet me procedurë të shkurtuar, pa përfaqësues të Qeverisë.

Paraprakisht, Adnan Aziri nga VLEN përsëri u bëri thirrje deputetëve nga ky koalicion ta braktisin seancën, pasi replikoi në vërejtje procedurale të koordinatorit të BDI-së, Blerim Bexheti.

Bexheti e akuzoi VLEN-in për hipokrizi me atë që kanë lejuar ligji për "mbrojtësit" me procedurë të shkurtuar me propozim të Sllavjanka Petrovskës nga LSDM-ja të bëhet pjesë e rendit të ditës.

"Fronti Evropian nuk do ta përkrah këtë ligj, por ju jeni shumicë parlamentrare dhe duhej ta pengoni që kjo të mos votohet", tha Bexheti.

Azizi megjithatë potencoi se BDI-ja kanë qenë shumë vite në pushtet dhe nuk e kanë miratuar ligjin për invalidët e luftës të UÇK-së dhe familjet e tyre, si dhe se po tentojnë "të kthejnë tema nacionaliste, duke shitur patriotizëm". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR