• e shtunë, 22 shkurt 2025

Kuvendi e hodhi poshtë interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski

Kuvendi e hodhi poshtë interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski

Shkup, 11 janar 2025 (MIA) – Kuvendi mbrëmë me shtatë vota “për”, 63 “kundër” dhe pa asnjë të përmbajtur e hodhi poshtë interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Veprimi selektiv në bazë etnike për ngjarjet e 28 nëntorit, mosgarantimi i barazisë dhe sigurisë për të gjithë qytetarët, paaftësia për drejtësi dhe retorikë që e thellon ndarjen etnike, ishin vetëm disa nga shkaqet për interpelancën kundër ministrit Toshkovski të cilën e parashtroi “Fronti Evropian”.

Siç tha mbrëmë deputeti Elmi Aziri, duke e sqaruar interpelancën në Kuvend, Toshkovski nuk i përmbush detyrat e tij dhe për këtë arsye duhet të mbajë përgjegjësi. 

Në diskutim ishte bashkangjitur edhe deputeti Pavle Arsoski nga Lëvizja ZNAM, i cili është edhe kryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri, i cili tha se është provokuar nga disa nga konkluzionet e dhëna në interpelancë, siç për shembull se janë shkelur siguria dhe marrëdhëniet ndëretnike, se ka qasje selektive dhe të njëanshme të policisë në incidente vetëm ndaj shqiptarëve, se nuk është bërë asgjë për djegien e flamurit shqiptar...

Sipas Arsovskit, nuk ka marrëdhënie të dëmtuara, ndërsa problemi është BDI-ja e cila pas 20 vjetëve është në opozitë. 

Ai potencoi se interpelanca është komplet e pabazë edhe për Toshkovskin edhe për zëvendësministrin e tij dhe se policia në mënyrë efikase po e kryen punën e saj. fc/

Fotografia: Printsktin

 

QËNDRONI TË LIDHUR