• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kuvendi e filloi seancën e 43-të, e ndërprerë nga Kërmov për shkak të Deklaratës për njohjen e shtetit të Palestinës të parashtruar nga E Majta

Kuvendi e filloi seancën e 43-të, e ndërprerë nga Kërmov për shkak të Deklaratës  për njohjen e shtetit të Palestinës të parashtruar nga E Majta

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit., Afrim Gashi seancën e 43-të e filloi me urim për pjesëtarët e komunitetit rom me rastin e 8 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Kur Gashi u bëri thirrje propozuesve që ta elaborojnë arsyetimin që Propozim ligji për ndryshim dhe Ligjit për tokë ndërtimore të miratohet me procedurë të shkurtuar, deputeti i Të Majtës, Borisllav Kërmov kërkoi që të drejtohet në mënyrë procedurale.

Kërmov theksoi se Deklarata për njohjen e shtetit të Palestinës e parashtruar nga E Majta tashmë pesë muaj qëndron e bllokuar në Komisionin për politikë të jashtme dhe Tregti të Jashtme

Deputeti i Të Majtës bën thirrje që të mbager ad-hok koordijim në të cilin do të bisedohet për këtë çështje dhe kërkoi pushim prej një ore.

"I bëj thirrje edhe një herë ndërgjegjes së Kuvendit dhe veçanërisht ndërgjegjes tuaj, i bëj thirrje arsyes, që të kemi një koordinim ad-hok ku do ta diskutojmë këtë proces, ta zhbllokojmë urgjentisht dhe në fund në këtë Kuvend të flasim për gjenocidin në Rripin e Gazës që po ndodh para syve tanë. Prandaj, në bazë të nenit 87, paragrafi 2, kërkoj pushim prej një ore", tha Kërmov.

Në seancën e 43-të janë gjithsej 28 pika në rend dite dhe pjesa më e madhe e ligjeve janë në lexim të parë dhe nevojitet që të miatohen me procedurë të shkutuar. mb/

Foto: printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR