• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi do të vazhdojë seancën e 145-të, në rend dite ligjet për investimet strategjike, për pagat e funksionarëve dhe lojërat e fatit

Kuvendi do të vazhdojë seancën e 145-të, në rend dite ligjet për investimet strategjike, për pagat e funksionarëve dhe lojërat e fatit

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 145-të ku në rend dite janë Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse në leximin e tretë dhe katër propozim- ligjet për projektet strategjike investuese - Propozim ligji për realizimin e Projektit strategjik të investimeve “Solar Park Stipion”, Propozim ligji për realizimin e projektit strategjik të investimeve AIM GREEN TECH, Propozim ligji për realizimin e projektit strategjik investiv Kombinati kogjenerues MITILINEOS Shkup dhe Propozim ligji për realizimin e projektit investiv strategjik centrali solar Pehçevë, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të kësaj seance janë propozim-ligjet e deputetëve të LSDM-së që lidhen me pagat e funksionarëve - Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deputetët, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për paga dhe përfitime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim ligji për ndryshimin e pagave të prokurorëve publik, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për anëtarët e Këshillit Gjyqësorë të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim ligji për ndryshimin e pagave të anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për pagat e gjyqtarëve, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Në leximin e parë të seancës janë edhe Propozim ligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyral dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së qytetit të vjetër të Ohrit trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Avokatin e shtetit në procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për sport në procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të obligimeve sipas Marrëveshjes kornizë për kredi që do të lidhet ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup për kredi programore për Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup për krijimin e vendeve të punës në mikro, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut në procedurë të shkurtuar, Propozimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2024-2044, Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për menaxhimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike, Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e mbetjeve të veçanta të mbeturinave, Propozimi ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore, Propozimi ligjit për ndryshimin e ligjit për fitofarmacinë, të gjitha në procedurë të shkurtuar dhe Propozimi ligjit për ndryshimin e Ligjit për universitetet e hapura civile për mësim gjatë gjithë jetës në lexim të dytë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR