• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kush dëshiron të dhurojë, të mos e bëjë publikisht

Kush dëshiron të dhurojë, të mos e bëjë publikisht

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi beson se të gjithë ata që duan të dhurojnë apo mbështesin kategoritë e cenueshme të familjeve nuk duhet ta bëjnë këtë publikisht.

Ministri e shprehu mendimin e tij në një konferencë për media me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, i cili u pyet për faktin se në kohë krize, Gjykata Kushtetuese merr vendim ku funksionarëve të zgjedhur u rriten pagat për 78 për qind, pra nëse Qeveria do të paraqesë ndonjë ndryshim ligjor.

"Një gjë dua të them shumë sinqerisht. Sepse shoh politikanë që dalin në publik për t'u treguar humanë, solidarë etj, se do të dhurojnë një përqindje të pagës së tyre ose çfarëdo që të jetë rritur. Ai që dëshiron të dhurojë, të mbështesë, nuk duhet ta bëjë këtë publikisht. Të gjithë mund të mbështesin familjet në nevojë apo kategori të caktuara qytetarësh. Cilido qoftë vendimi i Qeverisë, unë do të jap mbështetjen e plotë. Por për mendimin tim nuk duhet të shfrytëzojmë momente të tilla për t'u treguar shumë njerëzorë dhe për të marrë pikë politike. Prandaj do të pres vendimin e Qeverisë, i cili do të jetë vendim kolektiv i të gjithëve si anëtarë të saj", nënvizoi Bekteshi.

Ai ka sqaruar se ishte në rrugë me presidentin për një vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, kur është hapur kjo temë.

"Sipas informacioneve të mia dhe sigurisht që jam një nga anëtarët e Qeverisë, nuk mund të flas në emër të saj për këtë çështje, është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk është marrë asnjë vendim nga Qeveria në atë pjesë dhe nuk përfshihen vetëm anëtarët e Qeverisë, në këtë rast ministrat, zëvendësministrat, por të gjithë personat e emëruar. Do të mbështes çdo vendim të Qeverisë", ka theksuar Bekteshi. sa/

FOTO: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR