Kuomo mbetet në garën për kryetar bashkie të Nju-Jorkut si kandidat i pavarur
- Ish-guvernatori i Nju-Jorkut, Andru Kuomo, deklaroi se do të mbetet në garën për kryetar bashkie të Nju-Jorkut si kandidat i pavarur, pasi humbi zgjedhjet paraprake të demokratëve ndaj Zohran Mamdani, raportojnë mediat amerikane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:44, 15 korrik, 2025
Nju-Jork, 15 korrik 2025 (MIA) - Ish-guvernatori i Nju-Jorkut, Andru Kuomo, deklaroi se do të mbetet në garën për kryetar bashkie të Nju-Jorkut si kandidat i pavarur, pasi humbi zgjedhjet paraprake të demokratëve ndaj Zohran Mamdani, raportojnë mediat amerikane.
Ai në një mesazh video njoftoi se do të përballet me kandidatin demokrat Mamdani, për të cilin tha se "ofron slogane të zgjuara, por jo zgjidhje të vërteta".
"Lufta për të shpëtuar qytetin tonë nuk ka mbaruar", tha Kuomo, duke shtuar se "vetëm 13 për qind e banorëve të NJu-Jorkut votuan në zgjedhjet paraprake të qershorit. Zgjedhjet janë në nëntor dhe unë do të kandidoj për të fituar".
Kryebashkiaku aktual Erik Adams, gjithashtu, do të kandidojë si kandidat i pavarur, dhe republikanët kanë nominuar Kurtis Sliva, themeluesin e patrullave qytetare kundër krimit të "Engjëjve mbrojtës" në vitete të 1970-ta, raportojnë mediat amerikane.
Foto: Arkivi i MIA-s