• e shtunë, 31 gusht 2024

Kulturat bujqësore në fazën e “stagnimit”, për momentin i përballojnë temperaturat negative

Kulturat bujqësore në fazën e “stagnimit”, për momentin i përballojnë temperaturat negative

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Temperaturat minimale që ditëve të fundit kanë përfshirë vendin, kanë qenë në kufijtë e qëndrueshmërisë së kulturave bujqësore. Sipas agrometeorologëve, drithërat i rezistojnë këtyre temperaturave, ndërsa frutat gjenden në fazën e stagnimit, ku funksionet jetësore janë vënë në minimum, por nuk ndërpriten.

“Gjatë kësaj periudhe, frutat kërkojnë një sasi të caktuar të temperaturave të ulëta në mënyrë që të mund normalisht të vegjetojnë vitin e ardhshëm. Kulturat e tjera bujqësore janë në stagnim, nuk ka zhvillim. Shfaqja e borës në viset malore rrit rezervat ujore të cilat do të përmirësonin kushtet hidrologjike”, thonë agrometeorologët nga DPHM.

Siç vlerësojnë ata, reshjet e kohëpaskohshme lokale të shiut dhe era e përforcuar nga drejtimi jugor sot dhe nesër do të kontribuojnë që temperaturat të jenë në rritje të ndjeshme. Ndryshim të motit pritet të shtunën ku nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtit do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior dhe do të ketë reshje që në shumë vende do të jenë me borë. Pritet edhe formimi i sipërfaqes së borës edhe në disa vende të ulëta. Temperatura minimale do të sillet nga -8 në vendet më të larta deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale nga 18 deri në -2 gradë.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR