• e mërkurë, 03 korrik 2024

Kuleba kërkoi nga BE-ja më shumë ndihmë ushtarake për Kievin dhe më shumë sanksione për Moskën

Kuleba  kërkoi nga BE-ja më shumë ndihmë ushtarake për Kievin dhe më shumë sanksione për Moskën

Bruksel, 13 nëntor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba, sot në Bruksel, në seancën e Këshillit të ministrave për Punë të Jashtme të BE-së, kërkoi nga Kievi të dërgohet ndihmë më e madhe ushtarake, ndërsa Rusia më shpejtë ta marrë pakon e 12-të të sanksioneve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës kumtoi se Kuleba ka deklaruar se ndihma është e domosdoshme për Ukrainën që të mund të sigurojë "fitore në të gjithë Evropën", transmeton gazeta londineze Gardian.

"Të gjithë ushtarët janë të rëndësishëm, por vetëm kur këmbësoria hyn në fshat, territori çlirohet, gjë që në fund ndryshon situatën në front, më pas ndryshon titujt e mediave, e më vonë vendimet politike", u tha ai kolegëve të tij nga BE-ja. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR