• e diel, 22 dhjetor 2024

KSHZ-ja përcaktoi, por edhe refuzoi disa lista për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend

KSHZ-ja përcaktoi, por edhe refuzoi disa lista për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot pasdite, në kuadër të seancës së 96-të, ka përcaktuar listat për zgjedhjen e deputetëve të dorëzuara nga disa parti për një numër të caktuar të njësive zgjedhore (NJZ), por gjithashtu refuzoi disa lista.

Unanimisht u pranuan listat e deputetëve të Demokratëve - Shkup për NJZ 6, të Maqedonia e vetme për NJZ 1,2,3,4 dhe 5, dhe Alternativa e Re dhe E Djathta për NJZ 1,2,3 dhe 4, të Partisë së Punëtorëve për NJZ 1 dhe 5, si dhe i Rodina Maqedonia për NJZ 3.

Për shkak të dokumentacionit të pakompletuar, megjithatë, në përputhje me nenin 67 paragrafi 6 të Kodit Zgjedhor, unanimisht u refuzuan listat e kandidatëve për deputetë në NJZ 2, 3, 4 dhe 6 të Partisë Punëtore, lista e Maqedonisë së vetmuar për NJZ 6 dhe listat e kandidatëve të së Djathtës për NJZ 5 dhe 6.

Lidhur me listën e Partisë Punëtore për NJZ 6, anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se janë vërejtur parregullsi konkrete, për të cilat janë njoftuar institucionet kompetente.

"Gjatë shqyrtimit të dokumenteve të kësaj partie për NJZ 6, ka pasur parregullsi të veçanta që duhet të hetohen nga institucionet e tjera që i kemi njoftuar zyrtarisht në përputhje me Kodin Zgjedhor", tha Kondarko.

Pas përfundimit të votimit të listave, ai proceduralisht u paraqit për fjalë dhe kumtoi se Alternativa e Re për NJZ 5 dhe 6 ka dorëzuar listat e kandidatëve, por jashtë afatit, prandaj KSHZ-ja nuk do t'i marrë parasysh ato lista.

“Kjo parti ka paraqitur dy lista jashtë afatit dhe KSHZ-ja nuk ka bazë ligjore apo obligim të veprojë, përkatësisht të japë afat shtesë për korrigjim”, sqaroi Kondarko.

KSHZ paraprakisht ka bërë short për shpërndarjen e lokacioneve të paneleve reklamuese dhe billbordeve në bazë të nenit 78-a të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. ls/

Foto: print skrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR