• e diel, 22 dhjetor 2024

KSHZ-ja e përcaktoi renditjen e listave të kandidatëve për zgjedhje

KSHZ-ja e përcaktoi renditjen e listave të kandidatëve për zgjedhje

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pasditen e sotme, në kuadër të seancës 96-të me short vendosi renditjen e listave të kandidatëve për zgjedhje.

Numri 1 është Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane i udhëhequr nga LSDM, numri 2 - Koalicioni "Maqedonia juaj" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, numri 3 - Koalicioni "Guximshëm për Maqedoninë" i udhëhequr nga GROM, numri 4 - Koalicioni Fronti Evropian, numri 5 - e Majta, numri 6 - Koalicioni "Vlen", numri 7 - Lëvizja  “E Di – Për Maqedoninë tonë”, numri 8 - Maqedonia e Bashkuar, numri 9 - Alternativa e re, numri 10 - Avaja, numri 11 - Lëvizja civile evropiane, numri 12 - Epoka maqedonase - Sovranistët e tretë, numër 13 - Partia juaj, numër 14 - Rodina Maqedonia, numri 15 - E djathta, numri 16 - Demokratët dhe numri 17 - Partia e Punëtorëve.

Pas shortit, siç kumtoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, do të përpilohet procesverbal dhe sipas nenit 69 paragrafi 2, lista e përcaktuar do të publikohet në shtypin ditor, jo më vonë se 23 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në kuadër të seancës së 96-të, KSHZ, me zgjedhje të rastësishme, për kryetar të Këshillit zgjedhor 50:50 e caktoi Ivan Ivanovin, punëtor në Qytetin e Shkupit, ndërsa për nënkryetar Xhavit Selamin, të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë. ls/

Foto: print skrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR