• e premte, 20 dhjetor 2024

KSHZ zgjedhje parlamentare: VMRO-DPMNE 39,14%, BDI 17,46%, VLEN 14,41%, LSDM 13,21%, E majta 6,44%, ZNAM 4,72%

KSHZ zgjedhje parlamentare: VMRO-DPMNE 39,14%, BDI 17,46%, VLEN 14,41%, LSDM 13,21%, E majta 6,44%, ZNAM 4,72%

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Rezultatet fillestare nga zgjedhjet e sotme parlamentare të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në ueb-faqen e saj, tregojnë se nga 54,36 për qind e vendvotimeve të përpunuara, Koalicioni "Maqedonia e jotja" e VMRO-DPMNE-së ka fituar 188.616 (39,14%), Fronti Evropian i BDI-së 84.156 (17,46%), Koalicioni i bllokut opozitar shqiptar "VLEN" 69.445 (14,41%), ndërsa Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM 63.641 (13,21%).

E majta ka 31.012 (6,44%), Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë 22.741 (4,72%). Partitë dhe koalicionet e tjera të cilat morën pjesë në zgjedhje kishin nën një për qind vota. 

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kishin 1.815.350 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. 

U votua në bazë të modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk u realizua sepse nuk pati numër të mjaftueshëm të qytetarëve të regjistruar. 

Në Njësinë e Parë Zgjedhore ka 313.183 votues, në të Dytën 321.087, në të Tretën 275.034, në të Katërtën 278.721, në të Pestën 310.216 dhe në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore 317.109 votues. 

KSHZ rezultatet e para të votimit të mara në mënyrë elektronike i publikon vazhdimisht, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. 

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre. 

Këto janë zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga pavarësia e shtetit. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR