• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHZ: Votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, të zhvendosurit brenda vendit dhe diaspora

KSHZ: Votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, të zhvendosurit brenda vendit dhe diaspora

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Në vend sot vijon votimi i të sëmurëve ose personave të pafuqishëm, personave të cilët vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, personave të cilët ishin paraqitur për votim ndërsa janë strehuar në institucionet për kujdes jashtë familjes, personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave nga diaspora, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. 

Gjithsej 11.095 të sëmurë ose të pafuqishëm mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, përderisa për zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kanë gjithsej 11.197 të sëmurë dhe të pafuqishëm.

"Me fillim në orën 7:00 në 14 institucione ndëshkuese- përmirësuese, të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 2147 të burgosur për zgjedhjet presidenciale gjegjësisht 2140 të burgosur për zgjedhjet parlamentare. Pesëqind e tridhjetë e katër persona të vendosur në institucione për kujdes jashtë familjes të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë në gjithsej 20 qendra për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe dy votues të regjistruar si persona të zhvendosur brenda vendit kanë të drejtë vote në dy llojet e zgjedhjeve", thuhet në kumtesën e sotme të KSHZ-së.

Gjithashtu në orën 7:00 varësisht zonës kohore, votimi filloi edhe në përfaqësitë diplomatike konsullore dhe zyrat konsullore jashtë vendit ku votohet vetëm për zgjedhjet presidenciale. Në diasporë të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 2569 votues, në 31 Përfaqësi konsullore diplomatike ose Zyra konsullore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR