• e premte, 20 dhjetor 2024

KSHZ rezultate fillestare nga zgjedhjet parlamentare: VMRO-DPMNE 33,19%, BDI 23,41% , VLEN 19,55%, LSDM 11,19%, ZNAM 3,63%, E majta 5,08%

KSHZ rezultate fillestare nga zgjedhjet parlamentare: VMRO-DPMNE 33,19%, BDI 23,41% , VLEN 19,55%, LSDM 11,19%, ZNAM 3,63%, E majta 5,08%

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Rezultatet fillestare nga zgjedhjet e sotme parlamentare të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në ueb-faqen e saj, tregojnë se nga 21 për qind e vendvotimeve të përpunuara, Koalicioni "Maqedonia e jotja" e VMRO-DPMNE-së ka fituar 47.196 (33,19%), Fronti Evropian i BDI-së 33.284 (23,41%), Koalicioni i bllokut opozitar shqiptar "VLEN" 27.792 (19,55%), ndërsa Koalicioni për të ardhme evropiane i kryesuar nga LSDM 15.908 (11,19%).

E majta ka 7.228 (5,08%), Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë 5164 (3,63%). Partitë dhe koalicionet e tjera të cilat morën pjesë në zgjedhje kishin nën një për qind vota. 

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kishin 1.815.350 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. 

U votua në bazë të modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk u realizua sepse nuk pati numër të mjaftueshëm të qytetarëve të regjistruar. 

Në Njësinë e Parë Zgjedhore ka 313.183 votues, në të Dytën 321.087, në të Tretën 275.034, në të Katërtën 278.721, në të Pestën 310.216 dhe në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore 317.109 votues. 

KSHZ rezultatet e para të votimit të mara në mënyrë elektronike i publikon vazhdimisht, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. 

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre. 

Këto janë zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga pavarësia e shtetit. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR