• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHZ pranoi ankesa të koalicionit VLEN për vendvotimin në Zhelinë

KSHZ pranoi ankesa të koalicionit VLEN për vendvotimin në Zhelinë

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot filloi me shqyrtimin e 27 ankesave të parashtruara nga partitë politike pas mbajtjes së zgjehdjeve parlamentarr më 8 maj. Deri më tani KSHZ nga ankesat e parashtruara nga koalicioni VLEN një e pranoi, ndërsa një tjetër e hodhi poshtë.

Për rezultatet zgjedhore në KSHZ janë parashtruar 27 ankesa, nëntë nga koalicioni VLEN, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga E Majta.

Ankesa e pranuar i përket votimit në vendvotimin 2102 në Zhelinë. Ndërsa, siç hskruan në ankesë, ai është parashtruar sepse 110 votues të cilët e realizuan të drejtën e votës, nuk kishin shenjë të gishtit në pajisjen fingerprint, por ata kanë votuar vetëm me numër amë dhe skanim të letërnjoftimit.

Më e zëshmja në mbledhjen e sotme ishte nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu e propozuar nga BDI, r cila në fillim të mbledhjes kërkoi të publikohen procesverbalet nga votimi i faqes zyrtare të Komisionit, por kërkesa e saj e këtillë u refuzua nga anëtarët e Komisionit.

Ajo u bëri thirrje edhe perosnave të cilët kanë punuar në akriv gjatë parashtrimit të ankesave dhe kërkoi të tregojnë se kushs i ka sjellë ankesat, sepse, siç tha Shehu, përfaqësuesi i autorizuar është dashur ta bëjë atë. Anëtarët e tjerë të KSZ-së i thanë Shehut se nuk ka rëndësi se kush i ka sjellë këto ankesa në arkiv, sepse, siç cekën, të gjitha ishin nënshkruar nga partia.

"Kërkova të vendoset pikë në rend dite ku të gjitha procesverbalet dhe 16A dhe 16B dhe për dy llojet e zgjehdjeve parlamentare procesverbalet janë dokument publik të cilin qytetarët kanë të drejtë ta shohin sepse siç përmenda paraprakisht mund të bëhen krahasime për ta vlerësuar edhe punën tonë si KSHZ ta vlerësojë punën e KKZ-së, kësshillave zgjehdorë, të bëjnë krahasim në fund të fundit edhe pajisjet për identifikim biometrik vetë qytetarët i paguan, as KSHZ, as pjesëmarrësit në zgjedhje. Të vendoset në rend dite. Nëse nuk votohet, do të thoni se anëtarët nuk dësshirojnë që opinioni t'i shohë procesverbalet edhe pse janë dokumente publike", tha Shehu.

Anëtari i KSHZ-së, Abdush Demiri tha se pasi që pas numërimit dhe qasjes në tërë materialin zgjehdor është konstatuar se ka një fletëvotim më hsumë kërkoi të përsëritet votimi në këtë vendvotim.

Shehu i akuzoi kryetarin e KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e tjerë se ia kanë shkurtuar të drejtën e saj me atë që ishte refuzuar kërkesa e saj të thirren dhe të vijnë prëfaqësuessit nga ky vendvotim.

Ankesa e dytë e parashtruar nga VLEN-i që ishte refuzuar, i referohej vendvotimit 1953 në Tetovë - NJZ 6. Ndërkaq, siç shkruan në ankesë, ai është parashtruar sepse 125 qytetarë të cilët e kanlë realizuar të drejtën e votës, nuk kanë pasur shenja gishti nga pajisja fingerprint, por ata kanë votuar vetëm sipas numrit amë dhe skanimit të letërnjoftimit.

Dashtevksi theksoi se pas kontrolleve të bëra, nuk janë konstatuar kurfarë parregullsi dhe propozoi ankesa të refuzohet si e pabazë. Ankesa ishte refuzuar unanimisht.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të parashtrohet pafi në Gjykatën administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administratove e RMV-ës, ndërkaq, pas ankesës është e detyruar të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj. ab/

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR