• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHZ: Këshillat zgjedhore t'i respektojnë ligjet dhe aktet nënligjore

KSHZ: Këshillat zgjedhore t'i respektojnë ligjet dhe aktet nënligjore

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) apeloi deri te këshillat zgjedhorë që t'i respektojnë dispozitat ligjore dhe detyrimishht t'i pyesin votuesit nëse do të votojnë për zgjedhje presidenciale apo parlamentare dhe këtë ta bëjnë me secilin votues. Më pas, thonë nga KSHZ-ja, secilit votues duhet t'ia sqarojnë procedurën e votimit. Votuesi, theksojnë nga KSHZ-ja, mund të paraqitet në vendvotim vetëm një herë dhe të ushtrojë të drejtën e tij të votës.

"Nuk duam t'i trembim kryetarët e organeve zgjedhore, por nëse nuk respektohet e drejta e votës në bazë të Kodit Penal, çdo anëtar i organit zgjedhor që pengon votimin ose me dashje pengon votimin e një anëtari tjetër do të dënohet me të paktën tre vjet burg, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së në konferencën e jashtëzakonshme për shtap duke sqaruar se shkak për thirrjen e saj është bërë informacioni që kanë marrë nga terreni se disa këshilla zgjedhorë nuk kanë vepruar në përputhje me kompetencat e tyre nga Kodi Zgjedhor dhe aktet nënligjore të Komisionit.

Ajo sqaroi se dje KSHZ-ja ka mbajtur seancë në të cilën ka treguar qartën mënyrën e votimit dhe ka prezantuar udhëzimin për mënyrën e votimit si për zgjedhjet parlamentare ashtu edhe për zgjedhjet presidenciale.

"Nga vetë udhëzimi, i cili gjithashtu, ndodhet edhe në vetë vendvotimet, shihet mënyra se si duhet të votojë zgjedhësi, ndërsa gjithashtu në atë udhëzim është theksuar se si zgjedhësi dhe këshilli zgjedhor duhet të sillet", tha Shehu.

Ajo sqaroi se pasi zgjedhësi deklaron nëse do të votojë për njërën apo tjetrën zgjedhje, qoftë për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, ai shkon për identifikim me pajisjen biometrike, më pas merr fletën e votimit dhe nënshkruhet në listën e zgjedhësve. Më pas merr fletën e votimit dhe normalisht voton i vetëm pas paravanit.

"Këto janë disa udhëzime që janë pjesë e udhëzimeve që KSHZ i ka miratuar. Gjithashtu edhe në seancën e djeshme u shpjegua shumë mir të gjitha këshillave zgjedhorë. Prandaj kërkojmë nga të gjitha këshillat zgjedhorë që të respektojnë detajisht ligjin dhe të gjitha aktet tona nënligjore dhe të veprojnë në bazë të udhëzimeve tona dhe akteve tona nënligjore dhe në përputhje me ligjin", theksoi nënkryetari i KSHZ-së.

Shehu shton se kjo vlen për disa komuna, por përmes konferencës së jashtëzakonshme për shtyp po bëjnë apel deri te të gjitha organet zgjedhore në komunat tjera dhe vendvotimet. 

"Kjo vlen për disa komuna, disa këshilla zgjedhorë, tek të cilët reaguam veçmas dhe pas reagimeve tona tashmë votimi po zhvillohet normalisht dhe nuk kemi ndonjë problem tjetër", theksoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR