• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHZ: Jehona deri në orën 17 për zgjedhjet presidenciale 42,32 për qind, ndërsa për parlamentaret 46,93

KSHZ: Jehona deri në orën 17 për zgjedhjet presidenciale 42,32 për qind, ndërsa për parlamentaret 46,93

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Deri në orën 17 kanë mbërritur të dhëna për jehonën e votuesve për Zgjedhjet presidenciale nga  2 040 vendvotime. Nga gjithsej  1 069 021 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 452 412 gjegjësisht  42,32 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. 

Jehonë më të madhe për momentin, për Zgjedhjet presidenciale ka në Novaci 66,47 për qind, ndërsa jehonë më të vogël për Zgjedhjet presidencial ka në Likovë, me  6,48 për qind.

"Në krahasim me rrethin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019 kemi rritje të jehonës prej  7,19 për qind në këto zgjedhje, përderisa në krahasim me rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale 2024 kemi rritje prej 0,01 për qind", theksoi në konferencën e pasdites për media kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski. 

Deri në orën 17 kanë mbërritur të dhëna për jehonën e votuesve për Zgjedhjet parlamentare nga 1 920 vendvotime. Nga gjithsej 1 003 459 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 470 950 qytetarë, gjegjësisht 46,93 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. 

Jehonë më të madhe për momentin, për Zgjedhjet parlamentare ka në Krivogashtan, me 79,73 për qind. Jehona më e vogël për Zgjedhjet parlamentare është në Mavrovë dhe Rostushë, me 22,93 për qind. 

"Në krahasim me Zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 kemi rritje të jehonës prej 8,15 për qind në këto zgjedhje", sqaroi Dashtevski.

Jehona sipas njësive zgjedhore për zgjedhjet parlamentare është si në vijim: Njësia Zgjedhore  1 - 53.22 për qind, Njësia Zgjedhore 2 - 41.83 për qind, Njësia Zgjedhore 3 - 51.49 për qind, Njësia Zgjedhore 4 - 48.49 për qind, Njësia Zgjedhore  5 - 47,45, Njësia Zgjedhore 6 - 34.71 për qind. 

"Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 450 ankesa për mbrojtje të të drejtës së votës. Prej tyre 228 janë miratuar dhe votuesve u është mundësuar që ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, 22 ankesa janë refuzuar si të parregullta, ndërsa 67 ankesa janë refuzuar. Ankesat e tjera janë duke u përpunuar", thotë kryetari i KSHZ-së.

Ai përkujtoi se këtë ditë zgjedhore e ndjekin 1 303 vëzhgues vendorë dhe 860 vëzhgues ndërkombëtarë, si dhe 83 gazetarë të huaj. Aktiv është edhe numri falas i telefonit  0800 555 44 në të cilin qytetarët e interesuar mund të parashtrojnë pyetje ose të paraqesin parregullsi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. 

Gjithashtu aktive është edhe qendra e thirrjeve 076 488 360 përmes së cilës qytetarët me probleme në të dëgjuar dhe të folur gjatë ditës së zgjedhjeve përmes video thirrjes të parashtrojnë pyetje në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe të marrin përgjigje në gjuhën e shenjave. fc/

Fotografia: arkivi i MIA-s

Video: KSHZ 

QËNDRONI TË LIDHUR