KSHZ: Dalja deri ora 15 është 25,48 për qind
- Dalja në shtatë vendvotimet, ku sot rivotohet për zgjedhjet parlamentare deri ora 15 është 34,87 për qind, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
- Post By Besnik Shuki
- 16:17, 22 maj, 2024
Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Dalja në shtatë vendvotimet, ku sot rivotohet për zgjedhjet parlamentare deri ora 15 është 34,87 për qind, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Nga gjithsej 4.514 votuesve të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 1574 votues. Në krahasim me votimin e 8 majit, deri në orën 15:00, në këtë rivotim vërehet dalje më e lartë për 1,21 për qind në këto vendvotime.
Dalje më të madhe ka në vendvotimin në Zhelinë, ku kanë votuar 428 votues, respektivisht 43,10 për qind, ndërsa dalja më e vogël është në Krushevë bë vendvotimin 1202, ku deri ora 15 kanë votuar 67 votues, respektivisht 22,48 për qind.
"Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar 428 votues respektivisht 43,10 për qind. Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar 197 votues, respektivisht 42 për qind. Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar 67 votues, respektivisht 22,48 për qind. Në VV 1272 në Ohër kanë votuar 226 votues, respektivisht 31,79 për qind. Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar 173 votues, respektivisht 26,29 për qind. Në VV 1470/1 në Dollnen, kanë votuar 184 votues, respektivisht 29,11 për qind. Në VV 1844 në Strugë kanë votuar 299 votues, respektivisht 39,71 për qind", informojnë nga KZHZ. bsh/
Foto: MIA arkiv