• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetarja e Gjykatës supreme, Besa Ademi nuk do të shkojë në Këshillin gjyqësor

Kryetarja e Gjykatës supreme, Besa Ademi nuk do të shkojë në Këshillin gjyqësor

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës supreme, Besa Admei, nuk do të paraqitet në Këshillin gjyqësor, ku ishte thirrur për shkak të reagimeve në opinion se po bëhen presione politike ndaj gjykatësve. Shkaku që Admei nuk do të jetë e pranishme në takimin e sotëm të caktuar të punës në trupin më të lartë gjyqësor e arsyetoi përmes kumtesës.

Në kumtesë, Ademi informon se sot, në këtë periudhë para-raportuese, tashmë ka të caktuar ngjarje me Koalicionin "Të gjithë për gjykim të drejtë" në të cilën do të nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim në të cilin theksohet edhe rëndësia e pavarësisë në gjyqësi dhe rezistencën e ndikimeve dhe presioneve politike.

"Jam fuqishëm e bindur se këtë javë dhe në periudhën në vijimk, menjëherë pas marrjes së raporteve të Bashkimit Evropian dhe të Komisionit vlerësues për punën e Këshillit gjyqësor, do të hapen çështjet thelbësore për problemet në gjyqësi, por edhe do të jepet udhërrëfyes i qartë për hapat të cialt duhet të ndërmerren më tej", potencon Ademi në kumtesë.

Sipas saj, konstatimet nga dy raportet, përfshirë edhe çështjen për presionet dhe ndikimet politike së shpejti do të jenë shkas për këmbim të mendimeve dhe hapje të diskutimit të ri në suaza të ngjarjeve të punës dhe takime të cilat do të japin kontribut të mëtutjeshëm për sundimin e së drejtës.

"Lidhur me ftesën nga dita 03.11.2023 drejtuar kryetarit të Gjykatës supreme të RMV-së për bajtje të takimit punues, do të doja të tregoj për disa aspekte formale-juridike të cilat do të duhej të merren parasysh. Në fillim, si Kryetare  Gjykatës supreme të RMV-së theksoj se Gjykata supreme si gjykatë më e lartë në shtet jep mbështetje të plotë për proceset për avancimin e transparencës në gjyqësi", ceket në kumtesë.

Zbatimi i parimeve të gjyqësisë së hapur dhe transparente, si dhe të lirisë së mendimit dhe të informimit publik si të drejta të garantuara në Kushtetutë dhe në Konventën evropiane për mbrojtje të tëd rejtave të njeriut, siç thekson Ademi, janë garanca të fuqishme për sigurimin e pavarësisë në gjyqësi.

"Duke u nisur nga këto angazhime, të cekura edhe në Deklratën për gjyqësi të hapur, ndërkaq në kontekst të Ftesës suaj për takim pune në të cilin do të elaboroheshin shkresat e publikuara në mediume, potencoj se shkrimet për gjendjet në gjyqësi, përfshi edhe shkrimet për ndikime potenciale apo të pranishme, duhet të vlerësohen si kontribut thelbësor për pavarësinë e gjykatave", thotë Ademi.

Sipas saj, kjo në të vërtetë ështëe dhe një prej qëllimeve të angazhimeve për gjyqësinëe  hapur, por edhe të përpjekjeve për mbrojtje të pavarësisë dhe imazhit të gjyqësisë dhe për përforcim të besimit të qytetarëve ndaj pushtetit gjyqësor.

"Në këtë kuptim, do të doja të theksoj se në pajtim me standardet dhe praktikat evropiane lidhur me çështjet e interesit të lartë publik, gjyqësia e hapur ka rol preventiv në parndalimin e tentimeve prë ndikime politike dhe të tjera", thekson Ademi.

Sipas saj, me rëndësi të posaçme është të ceket se për ndikimet dhe presionet politike në gjyqësi, nuk flitet vetëm në shkrimet mediatike, por edhe në raportet relevante ndërkombëtare, të cilat i vlerësojnë gjendjet në gjyqësi.

"Konstatimet në raporte janë të vazhdueshme dhe jashtëzakonisht serioze. Njëherit, Komisioni evropian në raportin e fundit theksoi se është me rëndësi të sigurohet se gjyqësia të jetë e mbrojtur nga çfarëdo lloj rreziku të përzierjes joadekuate nga jashtë. presionet politike dhe ndikimet janë cekur edhe në Raportin e Pribesë. Departamenti amerikan i Shtetit noton se rastet e presionit joadekuat politik ndaj gjykatësve vazhduan ta pengojnë efikasitetin dhe të ndikojnë në besimin e opinionit në sundimin e së drejtës", thotë Ademi.

Thekson se anketa e fundit e OSBE-së, gjithashtu noton se gjykatësit vetë tregojnë për prani të rpesionebe dhe ndikimeve joadekuate. Shqetësues, siç thotë Admei, ishte edhe konstatimi për mosbesimin ndaj Këshillit gjyqësor, për çka duhet të përkushtohet më shumë vëmendje në të ardhmen.

"Presionet dhe ndikimet politike si dukuri janë notuar edhe nga organizatat qytetare të cialt e ndjekin punën e gjyqësisë. Përmes shkrimeve mediatike, deklaratave apo intervistave, të ekzistimit të presioneve poltike apo ndërkat të presioneve nga autoritetet e tjera, treguan edhe gjykatës, përfshirë edhe gjykatës së Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thekson Ademi.

Për presione përmes deklaratve konkrete dhe për ngjarje konkrete, siç thotë, treguan madje edhe anëtarë të Këshillit gjyqësor, por edhe ish-kryetarë të Këshillit gjyqësor të RMV-së.

Sipas Ademit, edhe përkundër thënieve të këtilla opinioni nuk mori përgjigje nëse Këshilli gjyqësor ka ndërmarrë veprime adekuate, duke sqaruar për çfarë presione është bërë fjalë.

"Dispozitat ligjire në të cilat referoheni në ftesën drejt kryetares së Gjykatës supreme të RMV-së, edhe pse gabimisht të cituara në të dy versionet, edhe atëherë ishin të rëndësishme. Supozoj edhe atëherë pati nevojë urgjente dhe pa prolongim të shqyrtohet çështja për presionet dhe ndikimet në organin e gjyqësisë i cili e garanton pavarësinë e gjyqësorit", thekson Ademi.

Lidhur me strukturën edhe qëllimin e ftesës, siç thotë Ademi, duhet të përmendet se dërgimi i ftesave dhe organizimi i takimeve të punës për shkrime dhe intervista gazetareske nuk është fare adekuate dhe për të nuk udhëzojnë kompetencat e Këshillit gjyqësor.

Që këtej, shton ajo, qasja e tillë nuk është në drejtim të përmbushjes së qëllimeve ligjore për mbrojtje të gjyqësorit, si parim themelor, i caktuar edhe në mendimet e Këshillit konsultativ të gjykatësve evropianë dhe në dokumentet ndërkombëtare për gjyqësi të pavarur.

"Duhet të kihet parasysh se puna e Gjykatës supreme është vlerësuar pozitivisht në raportet ndërkombëtare dhe posaçërisht është arsyetuar në Raportin e Bashkimit Evropian. Konstatimi i qëndrimit parimor për sqarim të vendimeve jo të plotfuqishme si kontribut i madh për transparencën e drejtësisë në pajtim me standardet dhe praktikën e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, ishte cekur edhe në Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit. Për ato arsye, Gjykata supreme ka mbështetje dhe inkurajim në realizimin e angazhimeve të veta, dnërsa pavarësia e gjyqësisë është një prej tyre", thekson Ademi.

Në kumtesë Ademi tregon se ndikimet politike në gjyqësi si dukuri e pranishme dhe çështje e rëndësishme shoqërore, nevojitet debat më i gjerë publik sepse bëhet fjalë për problem i cili e tangon shtetin dhe qytetarët, e me atë edhe autoritetet dhe faktorët e tjerë.

"Qëndrimi im për mosrespektimin e parimit kushtetues të ndarjes së pushtetit e thashë edhe gjatë përgatitjes së Strategjisë së re për reforma në sektorin e jurisprudencës. Ajo është baza e të gjitha propozimeve të Gjykatës supreme për përmirësim të ligjeve. Qëllimi është të minimizohen dhe eliminihen të gjitha tentimet për presione të jashtme", thotë Ademi.

Thekson se për të si kryetare e Gjykatës supreme si gjykatë më e lartë në shtet, e cila është bartëse e pushtetit gjyqësor, ndërkaq në pajtim me nenin 3 të Ligjit për gjykatat, më me rëndësi është, posaçërisht në këtë periudhë kyçe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, t'i realizojë dhe mbrojë qëllimet dhe funksionet e pushtetit gjyqësor, e matë edhe zbatimin e paanshëm të drejtësisë dhe të sundimit të së drejtës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR