• e mërkurë, 29 janar 2025

Kryetari i Kuvendit të madh nacional të Turqisë për vizitë treditore në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të madh nacional të Turqisë për vizitë treditore në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Në vend sot për vizitë treditore zyrtare do të qëndrojë delegacioni i udhëhequr nga Numan Kurtulmush, kryetar i Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë.

Siç informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Kurtulmush do të realizojë takim tet-a-tet me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ndërsa do të takohet edhe me grupin parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë. Është parashikuar Kurtulmush të nënshkruhet në Librin e përshtypjeve dhe të ketë deklarata për media.

Siç informojnë nga Kuvendi i madh nacional i Republikës së Turqisë, Kurtulmush do të takohet edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me presidenten Gordana Siljanovska Davkova.

Në takimet, siç theksohet në paralajmërimin e publikuar në Kuvendin e madh nacional, do të bisedohet edhe për çështjet globale dhe rajonale, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe ndërparlamentare.

Për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë, nga sot deri të hënën në Shkup do të ketë një regjim të posaçëm  të komunikacionit.

"SPB Shkup i njofton qytetarët e Shkupit se nga data 21 deri më 23.12.2024 (nga e shtuna deri të hënën) për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, nga ana e Njësitit për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit, informuan nga MPB.

SPB Shkup apelon deri te qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë. ls/

Foto: Sajt i Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR