• e premte, 20 dhjetor 2024

Kryetari i Kuvendit, Gashi u takua me eurodeputetin austriak, Vajc

Kryetari i Kuvendit, Gashi u takua me eurodeputetin austriak, Vajc

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të vizitës në Parlamentin Evropian, realizoi takim me raportuesin për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Komisionin për Politikë të Jashtme (AFET), Tomas Vajc.

Në takim, siç informon shërbimi për shtyp i Kuvendit, Gashi ka theksuar se Maqedonia e Veriut vazhdon të punojë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, në zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe përmes dialogut në frymën e vlerave evropiane dhe në procesin e reformave që duhet të çojë në përmbushjen e qëllimit tonë strategjik. Ai ka shfaqur shpresë se Rezoluta, tëc ilën do ta përgatis si raportues, do ta pasqyrojë gjendjen reale. 

Eurodeputeti austriak Vajc dhe njohësi i gjendjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor e ka informuar Gashin me zhvillimet aktuale në Parlamentin Evropian, funksionimin e grupeve politike dhe mënyrën e marrjes së vendimeve, si dhe mendimet për disa reforma në kontekst të vendimeve për zgjerim.

"Bashkëbiseduesit përshëndetën miratimin e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të inkurajojë rajonin të përgatitet për anëtarësim në BE. Kushtëzimi i ndarjes së mjeteve me zbatimin e reformave konkrete, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, të drejtave themelore, qeverisjes ekonomike, përforcimit të institucioneve demokratike dhe reformës së administratës publike, do të përshpejtojë reformat e nevojshme socio-ekonomike dhe themelore", thuhet në kumtesë.

Gashi e ftoi Vajcin që në periudhën e ardhshme ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, me qëllim që, siç thuhet, të njihet me situatën në vend, zbatimin e Agjendës së reformave dhe të gjitha aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me aspiratat tona për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. rq/bsh/

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR