• e hënë, 04 nëntor 2024

Kryetarët e Komunave të Shkupit me propozim për Qeverinë për marrjen e ingerencave Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërim

Kryetarët e Komunave të Shkupit me propozim për Qeverinë për marrjen e ingerencave Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërim

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Kryetarët e komunave të Shkupit në mbledhjen e sotme koordinuese sollën vendimin që t'i paraqesin propozim Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit që t'ua marrin ingerencat e Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërimin.

Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas mbledhjes së sotme koordinuese, mori vendim për të kërkuar dorëzimin e obligimeve të komunave.

"Kërkojmë nga Qeveria që të caktojë një të besuar të qeverisë dhe të fillojë procesin e shpërbërjes së këtyre dy ndërmarrjeve publike dhe dorëzimin e obligimeve tek komunat", tha Gjorgjievski. 

Ai njoftoi se në mbledhjen në të cilin kanë biseduar rreth gjendjeve me qytetin dhe jofunksionalitetin e ndërmarrjeve ishin të pranishëm të gjithë kryetarët e komunave të Shkupit, përveç dyve të cilët ndodheshin në pushim, por kishin përfaqësuesit e tyre. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR