• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryesimi belg me BE-në nën presion për rrumbullakimin e dosjeve kryesore nga Marrëveshja e Gjelbër

Kryesimi belg me BE-në nën presion për rrumbullakimin e dosjeve kryesore nga Marrëveshja e Gjelbër

Bruksel, 8 janar 2024 (MIA) - Kryesimi i ri i BE-së, Belgjika, ka vetëm tetë javë për të arritur një marrëveshje me Parlamentin Evropian për disa rregullore kyçe në lidhje me Marrëveshjen e Gjelbër që po debatohen ashpër në Union, si ato për rregullat e mbetjeve të paketimit, për të kufizuar emetimet e dioksidit të karbonit nga kamionët dhe autobusët dhe për normat e certifikimit të karbonit.

Marrëveshja e Gjelbër Evropiane ishte një nga shtyllat kryesore të programit të punës së Komisionit Evropian aktual, por edhe në muajt e fundit të mandatit të tij pesëvjeçar, nuk është arritur asnjë kompromis ndërmjet institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare për funksionalizimin e plotë të tij, ndonëse tashmë janë miratuar disa zgjidhje të rëndësishme ligjore për veprimin klimatik, tranzicionin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Implikime negative mbi zbatimin e Marrëveshjes së gjelbër kishin edhe pandemia e Kovid-19 dhe agresioni rus ndaj Ukrainës, që rezultoi me një krizë energjetike dhe ekonomike në bllok, e ndjekur nga një rritje e çmimeve të energjisë dhe inflacionit dhe një rritje e kostove të huamarrjes. Disa nga zgjidhjet ligjore nga Marrëveshja e Gjelbër janë kundërshtuar edhe nga sektori i biznesit në BE, veçanërisht në lidhje me rregulloret për mbetjet plastike dhe kufizimin e  gazrave të dëmshëm nga automjetet.

E gjithë kjo ka rritur presionin ndaj Komisionit Evropian për të "ngadalësuar" tranzicionin e gjelbër, kryesisht në fushën e kalimit në burimet e rinovueshme të energjisë dhe planet për mbylljen e termocentraleve me lëndë djegëse fosile.

Претседателката на Европската комисија Урсула фон дер Лајен упати писмо до персоналот на ЕК од понеделник оние кои извршуваат помалку важни функции да работат од дома „онлајн“.

Disa analistë vlerësojnë se në vitin e fundit të mandatit të Komisionit të drejtuar nga Ursula fon der Lajen, në Union është e dukshme "një lloj lodhjeje e gjelbër" dhe është gjithnjë e më e dukshme se struktura të caktuara do të imponojnë çështjen e politikave të mbrojtjes së mjedisit në fushata për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti, si një nga linjat e ndarjes mes subjekteve politike.

Madje edhe grupacioni politik i Fon der Lajen, Partia Popullore Evropiane (PPE), ishte në prag të bllokimit të Projektligjit për restaurimin e natyrës, i cili megjithatë kaloi me një shumicë të ngushtë në Parlamentin Evropian, falë mbështetjes së socialdemokratëve, liberalëve, të gjelbërve, E majta dhe eurodeputetë që nuk janë pjesë e grupeve partiake.

Në kushte të tilla, Belgjika, si kryesuese e BE-së për gjashtë muajt e parë të këtij viti, gjatë mandatit të së cilës do të bëhet votimi i përbërjes së re të Parlamentit Evropian, do të ketë një detyrë të vështirë për të shtyrë dosjet ligjore të mbetura nga sfera ekologjike para zgjedhjeve evropiane. Për të pasur sukses në këtë, marrëveshja ndërmjet Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për tekstin e vendimeve ligjore duhet të arrihet deri në fund të shkurtit.

Глобалните емисии на јаглерод диоксид од енергијата се зголемија за пет отсто оваа година, што е показател дека економското закрепнување од Ковид-19 може да биде „сè освен одржливо“ за климат

Presion shtesë ndaj Belgjikës është fakti se, së bashku me zgjedhjet evropiane, në këtë vend do të zhvillohen edhe zgjedhjet për Parlamentin Federal dhe për organet legjislative rajonale të Brukselit, Valonisë, Flandrisë dhe Komunitetit Kombëtar Gjerman.

Në prioritetet e saj për kryesimin me BE-në, Belgjika renditi vetëm disa nga rregulloret e pamiratuara në lidhje me politikën e gjelbër që do të dëshironte në mënyrë eksplicite të miratoheshin, siç është Korniza e Çertifikimit për Heqjen e Karbonit (CRCF), e cila synon të reduktojë gjurmën e karbonit në BE,  pastaj standardet për emetimet e dioksidit të karbonit nga automjetet e mallrave të rënda dhe autobusët, si dhe Rregullorja për paketimin dhe mbetjet e ambalazhimit, e destinuar për uljen e sasisë së ambalazheve të hedhura në 181 kilogramë në vit për kokë banori.

Belgjika do të përfaqësojë vendet anëtare në negociatat me Parlamentin Evropian, me ndërmjetësimin e Komisionit Evropian, një format i njohur si "trialog", i cili zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjatë këtyre negociatave do të duhet të merren parasysh interesat kombëtare të shteteve anëtare, si insistimi i Belgjikës dhe Republikës Çeke për rregulla të ngjashme për asgjësimin e shisheve të birrës, si për paketimin e verës, pastaj propozimet për kufizimin e paketimit për ushqim të shpejtë ose dispozitat  për riciklim.

Во морињата и океаните сме фрлиле над 150 милиони тони пластика. Ова се податоци што предизвикуваат шок, но и страв и загриженост за последиците по екосистемот на кои сме сведоци во последнит

Organizatat ekologjike dhe aktivistët këmbëngulin që këto rregullore të miratohen gjatë mandatit të përbërjes aktuale parlamentare, sepse kanë frikë se Parlamenti i ardhshëm Evropian do të jetë "më pak progresiv", pra do të ketë një numër më të madh eurodeputetësh nga partitë e djathta që kanë rezerva ose kundërshtohen hapur për planet e gjelbra.

Meqenëse zgjedhjet evropiane janë caktuar për periudhën nga 6 deri më 9 qershor, kjo do të thotë që marrëveshjet përfundimtare në kuadër të "trilogut" duhet të arrihen më së voni deri në fillim të marsit, në mënyrë që ato të miratohen nga seanca e fundit plenare e Parlamentit Evropian që do të mbahet në fund të prillit.

Për pjesën tjetër të dosjeve të gjelbra, siç është ajo për dyfishimin e përdorimit të pesticideve, Belgjika planifikon të përpiqet të përfundojë të ashtuquajturën marrëveshjet ndërqeveritare, sipas të cilave Këshilli i BE-së mund të nisë negociatat me eurodeputetët pas pushimeve verore. Bisedimet për marrëveshje të tilla mund të vazhdojnë deri në fund të kryesimit belg, pra deri në fund të qershorit. Belgjika shpreson gjithashtu për marrëveshje ndërqeveritare, përkatësisht sigurimin e një mandati negociues nga shtetet anëtare dhe për rregullat e reja të BE-së për kulturat e modifikuara gjenetikisht, ashtu edhe për Direktivën e cilësisë së ajrit të ambientit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR