• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryesimi belg me BE-në po përgatit një ligj për zbulimin dhe heqjen e materialeve në internet me abuzim seksual të fëmijëve

Kryesimi belg me BE-në po përgatit një ligj për zbulimin dhe heqjen e materialeve në internet me abuzim seksual të fëmijëve

Bruksel, 29 mars 2024 (MIA) - Belgjika, në cilësinë e kryesuesit aktuale të BE-së, ka përgatitur një raport me detaje kyçe për vlerësimin e rreziqeve që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve, i cili duhet të jetë bazë për hartimin e një propozim ligji për zbulimin dhe heqjen e materiale onlajn me përmbajtje të tillë.

Dokumenti tashmë i është dorëzuar Grupit të Punës për Zbatimin e Ligjit në Këshillin e BE-së, i cili është përgjegjës për legjislacionin dhe çështjet operacionale që lidhen me bashkëpunimin policor ndërkufitar.

Raporti përshkruan idetë e presidencës belge për hartimin e tekstit ligjor, në të cilin fokusi është vendosur në Trupin Koordinues për Bashkëpunimin ndërmjet shteteve anëtare, kategorizimin e rreziqeve dhe dhënien e urdhrave për zbulimin dhe heqjen e materialeve onlajn me abuzimin seksual të fëmijëve.

Trupi koordinues do të jetë përgjegjës për vlerësimin e rreziqeve, zbatimin e masave për zbutjen e tyre dhe koordinimin e përpjekjeve për zbulimin, raportimin dhe heqjen e përmbajtjes së abuzimit seksual të fëmijëve.

Dokumenti përmban gjithashtu detaje mbi kriteret dhe metodologjitë e mundshme për kategorizimin në zbatimin praktik të këtij legjislacioni, në të cilin, megjithatë, sipas kryesimit belge, asgjë nuk duhet të jetë në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR