• e premte, 22 nëntor 2024

Kryesia e BDI-së filloi mbledhjet për pozicionim pas zgjedhjeve

Kryesia e BDI-së filloi mbledhjet për pozicionim pas zgjedhjeve

Tetovë, 10 maj 2024 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në selinë në Reçicë të Vogël po mban mbledhje të kryesisë, ndërsa paralajmëruan se do të vijojë edhe takimi me partitë e koalicionit për pozicionim të tyre pas rezultateve të zgjedhjeve. 

Shefi i shtabit zgjedhor, Arbër Ademi e përsëriti qëndrimin e partisë se koalicioni i tyre "Fronti Evropian" ka marrë legjitimitetin nga qytetarët. 

"Në bazë të konstatimeve të të gjitha institucioneve dhe në bazë të deklaratave të OSBE-së, zgjedhjet ishin korrekte, të lira, demokratike, konstatimin e njëjtë e kemi edhe ne brenda në BDI. Ky legjitimitet është konfirmuar nga ana e qytetarëve dhe nuk mund të devijohet, as me inxhiniering, as me marrëveshje politike, nuk mund të devijohet vullneti i popullit dhe i institucioneve shtetërore të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e zgjedhjeve. E fundit që e folëm ishte takimi i nesërm i punës me të gjitha partitë politike të cilat e përbëjnë 'Frontin Evropian' në Shkup", deklaroi Arbër Ademi. 

Sipas Ademit, të gjitha partitë politike që janë në "Frontin Evropian" do të vazhdojë të veprojnë bashkë. 

"Më e rëndësishme është që qytetarët fuqishëm e mbështetën këtë opsion dhe atë mbështetje të programit ta realizojmë në politikën shtetërore. Ne e kemi obligim, e kemi detyrë ta zbatojmë këtë. Qytetarët presin që të vazhdojë rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe ka takim është që të sigurohet rruga evropiane e qytetarëve dhe të vazhdojnë bisedimet me BE-në, të cilat i filloi BDI", tha Arbër Ademi. 

Takimi i Frontit Evropian është caktuar për nesër në orën 13. fc/
 
Fotografia: Arkivi i MIA-s 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR