Kryeministri Xhaferi në kontroll të aktiviteteve në rrjetin kanalizues dhe rrugës në Komunën e Bogovinës
- Kryeministri Talat Xhaferi së bashku me funksionarë qeveritarë de kryetarin e Komunës së Bogovinë i vizitoi vendet ku në rrjedhë janë aktivitetet ndërtimore të rrjetit kanalizues për fshatin Bogovinë dhe rrugës në Pallçiasht e cila duhet të jetë lidhje e re e vendbanimeve me autostradën Tetovë - Gostivar.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:51, 18 mars, 2024
Tetovë, 18 mars 2024 (MIA) - Kryeministri Talat Xhaferi së bashku me funksionarë qeveritarë de kryetarin e Komunës së Bogovinë i vizitoi vendet ku në rrjedhë janë aktivitetet ndërtimore të rrjetit kanalizues për fshatin Bogovinë dhe rrugës në Pallçiasht e cila duhet të jetë lidhje e re e vendbanimeve me autostradën Tetovë - Gostivar.
Sipas Xhaferi ndjekja e aktiviteteve bëhet sepse njohja e vetë terrenit dhe nevojave është ndryshe nga ajo që mund të vijë si raport në kabinete.
"Këtu jemi në pikën në fshatin Pallçisht, komuna e Bogovinës, në mbikëqyrje të procesit të përpunimit përkatësisht në rrugën e kryer lokale Pallçisht autostrada afër fshatit Gostivar, rrugë në gjatësi prej 1.700 metrash të cilën rrugë e ndërlidhë fshatin me autostradën përkatësisht me rrugën e re që do të ndërtohet në Korridorin 8 - magjistralja Tetovë - Gostivar, mundëson dalje në atë drejtim rrugor, kështu që është me rëndësi të veçantë duke pasur parasysh se paraprakisht kjo ishte rrugë lokale për nevojat e përditshme për bujqësi, e parregulluar, tashmë e pajisur me tërë infrastrukturën dhe është në dobi të vet[ë qytetarëve të cilët pretendojnë këtu edhe për gjërat e përditshme në nevojat e tyre, e madje edhe për nevojat e tjera të përjgithshme lidhur me ndërlidhjen e Tetovës, përkatësisht Gostivarit", theksoi Xhaferi.
Në takimin në komunë, tha, u bisedua edhe për projektet e tjera dhe sfidat për vendbanimet.
"Në vendin ku po bëhet kanalizimi në Bogovinë e pamë rrjedhën e kryerjes së punëve dhe gjithsesi paraprakisht në takimin me kryetarin e komunës, këshilltarët dhe bartësit e tjerë të funksioneve lokale këtu patëm mundësi të njihemi me projeksionet, nevojat, problemet në përditshmërinë e punëve dhe jetesës së qytetarëve në komunën e Bogovinës. Kështu që lkjo është ideja përse vazhdojmë të dalim sepse njohja e vetë terreniut dhe nevojave është ndryshe nga ajo që mund të vijë si raport në kabinete dhe shkaku është të jem në vend-ngjarje në mbikëqyrje të këtyre proceseve", theksoi Xhaferi.
Një banor i Pallçishtit gjatë konferencës për shtyp kërkoi tejkalim të problemit me furnizimin e fshatit me ujë, ndaj çka kryeminisstri paralajmëroi se do të shqyrtohen mundësitë. ab/
Foto МIА