• e premte, 05 dhjetor 2025

Kryeministri Mickoski u bëri homazhe heronjve të dy Ilindenëve në Morunishtë të Strugës

Kryeministri Mickoski u bëri homazhe heronjve të dy Ilindenëve në Morunishtë të Strugës

Strugë, 2 gusht 2025 (MIA) – Tradicionalisht, me vendosjen e luleve në monumentin e dy Ilindenëve dhe tubimit popullor në atarin e kishës “Shën Mikaeli Kryeengjëlli", ku gjendet varri i përbashkët i kryengritësve të rënë në fshatin Morunishtë të Strugës sot ishte shënuar 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 81-vjetori i KAÇKM-së. 

Homazhe në kujtim të heronjve të epopesë së Ilindenit bënë kryeministri Hristian Mickoski, delegacione të partive politike, Lidhja e luftëtarëve, organizata dhe qytetarë. 

Ruajtja e kujtimit të ilindenasve, sipas organizatës komunale të VMRO-DPMNE-së – Strugë është betim i shenjtë. 

“Vepra e tyre duhet të mbetet e paharrueshme në vetëdijen kolektive, veçanërisht sot kur jemi të mohuar ashpër dhe përballemi me sfida dhe padrejtësi të reja. Le të jetë kujtimi i viktimave ylli ynë udhërrëfyes, i cili do të na tregojë rrugën e drejtë, sepse çdo devijim prej saj na çon në humnera gjithnjë e më të pjerrëta”, theksoi zëvendësministri i Drejtësisë dhe kryetar i Organizatës Komunale të VMRO - DPMNE në Strugë”, Alen Dereban.

Festimi, tradicionalisht filloi me zërin e kambanave të kishës, ndërsa pas ngjarjes përkujtimore, për të pranishmit ishte përgatitur edhe pjesa kulturore – zbavitëse. 

Në fshatin Morunishtë, gjatë Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, u zhvillua beteja më e ashpër midis kryengritësve dhe ushtrisë turke, ku humbën jetën 27 kryengritës, ndërsa fshati u plaçkit dhe u dogj. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR