Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Bërvenicës
- - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do ta vizitojë Komunën e Bërvenicës, gjatë së cilës do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të rrugës 1 me degëzimet 1,2,3 dhe 4 në fshatin Radiovcë.
- Post By Fitore Curri
- 09:24, 17 tetor, 2024
Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do ta vizitojë Komunën e Bërvenicës, gjatë së cilës do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të rrugës 1 me degëzimet 1,2,3 dhe 4 në fshatin Radiovcë.
Projekti është financuar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit, në vlerë prej 11.685.536 denarë, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.
Sipas agjendës, Mickoski do të inspektojë rindërtimin e SHFK "Kosta Racin" në fshatin e Bërvenicës. Projekti është në vlerë prej 20.298.797 denarë, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe përfshin ndërrimin e kulmit, fasadës, dyerve të brendshme, dyshemeve, mureve dhe tavaneve.
Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të rrugës "Dubrava" me degëzimet 1, 2 dhe 3 në fshatin Bërvenicë, Komuna e Bërvenicës. Projekti është me vlerë 7.715.274 denarë, i financuar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s