Kryeministri Mickoski me delegacion qeveritar në forumin në Davos, në fokus rritja ekonomike, energjetika dhe investimet strategjike
- Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga një delegacion i lartë qeveritar, nga nesër do të marrë pjesë në takimin e 56-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër.
Shkup, 19 janar 2026 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga delegacion i lartë qeveritar, duke filluar nga nesër do të marrë pjesë në takimin vjetor të 56-të me rradhë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër.
Forumi i këtij viti, i cili mbahet nën moton “Në frymën e dialogut”, bashkon mbi 65 krerë shtetesh dhe qeverish, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për sfidat më të rëndësishme globale.
Mickoski, siç është paralajmëruar, do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues të korporatave kryesore botërore dhe institucioneve financiare, duke prezantuar përparësitë për investim në ekonominë maqedonase, me fokus të veçantë në energjetikë dhe teknologji.
Në panel diskutimet lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm, në të cilat do të marrë pjesë delegacioni i Maqedonisë, siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, do të prezantohen planet strategjike për transformimin energjetik dhe lidhjen infrastrukturore të rajonit.
Gjatë samitit, kryeministri Mickoski, pritet të marrë pjesë në sesione të mbyllura për liderë, si dhe në debate publike të fokusuara në intelegjencën artificiale, energjetikën dhe rrugët e reja për rritje ekonomike në Evropë.".
“Delegacioni qeveritar në Davos do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, me qëllim përshpejtimin e proceseve reformuese dhe sigurimin e mbështetjes për projektet kyçe kombëtare". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s