• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryebashkiaku i Moskës vendosi "masa antiterroriste"

Kryebashkiaku i Moskës vendosi

Moskë, 24 qershor 2023 (MIA) - Kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobjanin, vendosi "masa antiterroriste" në kryeqytetin e Rusisë për shkak të eskalimit të konfliktit midis armatës ruse dhe mercenarëve të grupit të "Vagnerit".

Sobjanin sot në mëngjes në kanalin e tij në Telegram shkroi se në rrugë tashmë është vendosur kontroll i rritur i komunikacionit. Janë të mundura kufizime të ngjarjeve masive, shtoi ai.

"Si rezultat i informacioneve të marra, në Moskë janë duke u zbatuar masa antiterroriste për përforcimin e sigurisë", shkroi Sobjanin. Ai kërkoi mirëkuptim nga më shumë se 13 milionë banorë të metropolit.

Për masat e rritura të sigurisë në Telegram shkroi edhe guvernatori i rajonit të Moskës, Andrej Vorobjov ju bëri thirrje njerëzve, nëse është e mundur, të përmbahen nga udhëtimi me automjete private drejt Rusisë jugore, ku situata është mjaft e tensionuar për momentin.

Shefi i armatës private "Vagner", Evgenij Prigozhin mbrëmë e akuzoi udhëheqësinë ushtarake ruse se e ka sulmuar një kamp të trupave të tij merecenare me artileri, helikopterë dhe raketa, me ç'rast i kanë vrarë njerëzit e tij. Ai më pas u kanos se do ta pastrojë udhëheqësinë ushtarake të Rusisë, duke thënë se i ka 25.000 njerëz nën komandën e tij.

Prigozhin sot në mëngjes tha se forcat e tij e kanë marrë kontrollin mbi objektet ushtarake në qytetin jugor rus Rostov mbi Don.

QËNDRONI TË LIDHUR