KRRE: Shtrenjtohet dizeli, benzina super 95 më e lirë për gjysmë denari
- Çmimi maksimal me pakicë i karburantit dizel do të rritet për 2,5 deri në 3 denarë për litër nga mesnata e sonte, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 do të ulet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë(KRRE). Me vendimin kryhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,41 për qind.
Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Çmimi maksimal me pakicë i karburantit dizel do të rritet për 2,5 deri në 3 denarë për litër nga mesnata e sonte, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 do të ulet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë(KRRE). Me vendimin kryhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,41 për qind.
Çmimi maksimal me pakicë i EURODIZEL (D-E V) rritet për 2,5 denarë dhe do të arrijë në 98 denarë, çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 3 denarë për litër dhe do të jetë 95,5 denarë. Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për gjysmë denari dhe do të arrijë në 83,5 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon dhe mbetet 85,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,901 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i naftës M-1 NS do të jetë 51,311 denarë.
Nga KRRE potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogarinë paraprake shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 4,084 për qind ose për 42,100 $/ton, tek dizeli për 10,137 ose për 134,500 $/ton , tek Vaji ekstra i lehtë për amvësirë për 11,369 ose për 143,600 $/ton dhe tek mazuti për rret 2,002 për qind ose për 12,300 $/ton. Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar, mesatarisht është 53,5287 den/$ dhe është për rreth 0,2756 më i lartë se kursi i dollarit (53,3816 den/$), sipas të cilit janë formuar çmimet me llogarinë paraprake.
Nga KRRE sqarojnë se gjatë përcaktimit të centëve është marrë parasysh vendimi i Qeverisë për normën preferenciale të TVSH-së prej 10 për qind (përveç mazutit) dhe shumat e reduktuara të akcizës për fraksionet e dizelit prej 4 denarë për litër dhe 2 denarë për litër për fraksionet e benzinës.
KRRE këshillon kompanitë e naftës të vazhdojnë me praktikën ekzistuese dhe të llogarisin zbritjen e ofruar nga Qeveria me furnizuesin kryesor OKTA dhe të ulin çmimet me pakicë për 3 denarë për litër për naftën dhe 2 denarë për litër për benzinën, gjë që, siç thonë, do të mundësojë që përfitimi nga kjo ulje të ndjehet drejtëpërdrejtë nga qytetarët.
Ata thonë se nëse nuk do të ishte zgjatur kohëzgjatja e TVSH-së së ulur dhe nëse nuk do të ishte ndërhyrë në akcizën, çmimi i benzinës do të ishte më i lartë për 8,5, ndërsa ai i naftës për 12 denarë për litër në krahasim me vendimin e sotëm, përkatësisht çmimet maksimale me pakicë të derivateve të naftës do të kishin qenë 92 denarë për litër për EUROSUPER BS - 95, 94 për EUROSUPER BS - 98, 110 për EURODIZEL BS (D-E V) dhe 107 denarë për litër për vajin ekstra të lehtë për djegue (EL-1). ls/
Foto: Arkivi i MIA-s