• e mërkurë, 03 korrik 2024

Kros: Nuk e di nëse Reali është favorit në Ligën e Kampionëve, por ne jemi të aftë të fitojmë

Kros: Nuk e di nëse Reali është favorit në Ligën e Kampionëve, por ne jemi të aftë të fitojmë

 Lajpcig, 13 shkurt 2024 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit, Toni Kros, është përgjigjur në pyetjen nëse ekipi i tij është favorit për Ligën e Kampionëve 2023/24.

 "Nuk e di nëse jemi favoritë, por sigurisht që jemi të aftë të fitojmë. Kemi një ekip të mirë, por një ditë e keqe mund të jetë e mjaftueshme që të eliminoheni. Niveli këtu është aq i lartë sa është jashtëzakonisht e vështirë të fitohet. Ne zakonisht i luajmë ndeshjet tona më të mira kundër kundërshtarëve shumë të fortë. Kjo na motivon", ka thënë Krosi për urb faqen zyrtare të Real Madridit.

 Reali sonte nga ora 21  do të luajë   kundër Lajpcigut në kuadër të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve. Revanshi do të luhet më 3 mars.

 Klubi nga Madridi nuk ka humbur në pesë takimet e fundit.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR