• e mërkurë, 26 qershor 2024

Kros i bindur në fitoren e Gjermanisë në Kampionatin evropian

Kros i bindur në fitoren e Gjermanisë në Kampionatin evropian

Berlin, 8 qershor 2024 (MIA) - Mesfushori i Gjermanisë, Toni Kros beson se kombëtarja e tij do të triumfojë në Kampionatin e ardhshëm evropian.

"Kush do të bëhet kampion evropian? Gjermania! Mund të përballemi me kundërshtarët tanë. Dëshiroj t'i luajë ndeshjet e fundit në karrierën time në mënyrë të njëjtë siç i luajta ndeshjet e fundit për Realin", e citon "Kiker" Krosin.

Kombëtarja gjermane do të luajë në grupin e njëjtë me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën. Turneu do të mbahet në Gjermani nga 14 qershor deri 14 korrik.

Kros ka luajtur 108 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe shënoi 17 gola. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR