• e premte, 30 janar 2026

Krepa me miell bajamesh dhe banane

Krepa me miell bajamesh dhe banane

Për një fillim të shkëlqyeshëm dhe shëndetshëm të ditës...

Përbërësit:

1 vezë

1 banane e pjekur

1 lugë gjelle mjaltë

1/2 lugë çaji pluhur pjekjeje

200 gr miell bajamesh

200 ml qumësht

100 gram bajame të bluara

 

Përgatitja:

Shtypni bananen me një lugë mjaltë dhe një vezë, në një enë. Shtoni qumështin dhe miellin e situr me pluhurin pjekës. Rrihni mirë. Pastaj shtoni bajamet e bluara. Përzierja është më e trashë se përzierja për krepat klasike. Ngrohni vajin në tigan, pastaj shtoni një lugë të vogël nga përzierja dhe skuqini derisa të marrin ngjyrë kafe të bukur nga të dyja anët.

Krepat shërbejni të ngrohta, me fruta dhe mjaltë (ose sipas dëshirës).

 

Foto: Freepik

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR