• e enjte, 22 janar 2026

Këtë vit edhe personat me dëgjim të dëmtuar do të mund t'i shijojnë këngët e Eurovizionit

Këtë vit edhe personat me dëgjim të dëmtuar do të mund t'i shijojnë këngët e Eurovizionit

Vjenë, 22 janar 2026 (MIA) - Këngët e Eurivizionit, i cili këtë vit mbahet në Vjenë do të jenë të aksesueshme edhe për personat me dëgjim të dëmtuar përmes interpretimit të gjuhës ndërkombëtare të shenjave. Për këtë qëllim, interpretues-artistë do t'i përkthejnë këngët, por edh edo t'i interpretojnë si performansa të veçanta skenike.

Kohët e fundit, në Vjenë u organizua një përzgjedhje e veçantë, ku u prezantuan kandidatët për rolin e interpretuesve-realizuesve. Nga gjithsej prej 13 aplikantësh, do të zgjidhet një grup që do të interpretojë këngët e vendeve individuale gjatë konkursit në maj. Kjo metodë performance u prezantua në vitin 2015, nga televizioni austriak "ORF", pas fitores së përfaqësueses austriake Konçita Vurst, me qëllim që Eurovision të ishte më i arritshëm për të gjithë shikuesit.

"Para performancave në vetë konkursin, interpretuesit e përzgjedhur do të marrin pjesë në seminar shtesë të dedikuara shprehjes artistike dhe shprehjes trupore", njoftuan autoritetet në Vjenë. Organizatorët theksojnë se performanca në gjuhën e shenjave nuk do të thotë vetëm një përkthim tekstual i tekstit, por një performancë e plotë skenike e këngës, në të cilën mimika, lëvizjet dhe vallëzimi luajnë një rol të rëndësishëm. mb/

Foto: VI

QËNDRONI TË LIDHUR