Dua Lipa e tërhoqi vëmendjen në shfaqjen e Shanelit në Paris
- Pop ylli britanik me prejardhje shqiptare, Dua Lipa e tërhoqi vëmendjen e opinionit gjatë paraqitjes në shfaqjen e Shanelit në kuadër të Javës së modës në Paris, duke u paraqitur në komplet të verdhë me print mbresëlënës.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:41, 27 janar, 2026
Paris, 27 janar 2026 (MIA) - Pop ylli britanik me prejardhje shqiptare, Dua Lipa e tërhoqi vëmendjen e opinionit gjatë paraqitjes në shfaqjen e Shanelit në kuadër të Javës së modës në Paris, duke u paraqitur në komplet të verdhë me print mbresëlënës.
Ajo kishte të veshur palltë dhe fund deri në gjunj, ngjyrë të verdhë intensive, zbukuruar me motive abstrakte në ngjyrë të kuqe dhe të zezë të cilat i ngjasonin dizajnit leopard. Prerja ishte frymën e elegancës së njohur të shfaqjes, me linja të qarta të definuara dhe femërore. Kombinimi ishte i plotësuar me një çantë të vogël në krah, me dizajn të njejtë, me çka ishte arritur tërësia vizuale. Sandalet minimaliste në kombinim ngjyrash të zezë dhe të bardhë dhe grimi natyral në tone neutrale e rrumbullakësuan pamjen.
Në parakalimin e sotëm në Paris, në kuadër të Javës së modës, Shanel e prezantoi koleksionin e "modës së lartë haute couture" për sezonin pranverë-vjeshtë 2026. Për drejtorin kreativ të Shanelit, Matiju Blazi kjo ishte shfaqja e parë e "modës së lartë". Ai më parë debutoi me koleksionin "ready-to-wear" për sezonin pranverë-verë 2026, ndërsa ky është shou i tij i parë zyrtar i modës. Në mesin e të prnaishmëve ishin edhe penelope Kruz, Nikol Kidman, Tilda Suinton dhe Ana Vintur. ab/
Foto: МIА arkivi