• e shtunë, 22 shkurt 2025

Kremlini: Ende nuk ka detaje konkrete për takimin e mundshëm Putin - Tramp

Kremlini: Ende nuk ka detaje konkrete për takimin e mundshëm Putin - Tramp

Moskë, 21 shkurt 2025 (MIA) - Kremlini sot njoftoi se ka marrëveshje të ndërsjellë për nevojën e një takimi midis presidentëve rus dhe amerikan, Vladimir Putin dhe Donald Tramp, por detajet ende nuk janë konkretizuar.

"Ka dëshirë nga ana e të dy presidentëve dhe ka udhëzime që ky takim të organizohet në mënyrë sa më produktive. Të gjitha detajet do të jenë të qarta gjatë përgatitjes", theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov. 

 Ai përsëriti se Putini është i hapur për bisedime për përfundimin e konfliktit. 

"Ne i kemi qëllimet tona lidhur me sigurinë kombëtare, me interesat tona kombëtare dhe jemi të gatshëm t'i arrijmë këto qëllime përmes bisedimeve paqësore", theksoi Peskov. 

Ai i mohoi akuzat e "Fajnenshëll tajms" se në bisedimet në Riad, Rusia ka kërkuar tërheqjen e forcave të NATO-s nga Evropa Lindore.

Pas takimit në Arabinë Saudite, Trampi deklaroi se me siguri do të takohet me Putinin deri në fund të muajit. Ndërsa Putini dje deklaroi se takimi duhet të përgatitet me kujdes, për tu arritur rezultatet. 

Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio dje deklaroi se takimi i mundshëm mes presidentit Tramp dhe Putinit në masë të madhe do të varet nga ajo nëse do të ketë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë dhe se presidenti amerikan dëshiron të dijë nëse homologu i tij rus po e merr seriozisht çështjen. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR