Krahu i Taravarit mban kuvendin e partisë, në rend dite situata aktuale politike dhe zgjedhjet lokale
- Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, sot mban kuvendin e partisë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:43, 6 prill, 2025
Gostivar, 6 prill 2025 (MIA)- Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, sot mban kuvendin e partisë.
Sipas rendit të ditës dhe statutit të partisë, kryetari i Kuvendit të partisë, Arben Fetai përveç formaliteteve për procesverbalin e seancës së kaluar dhe vendimit për pagesën e anëtarësisë nga ana e funksionarëve, në rend dite ka vendosur edhe pikat ku do të bisedohet për situatën aktuale politike në vend, si edhe për zgjedhjet lokale 2025. Në rend dite është edhe miratimi i deklaratës së tragjedisë në Koçan.
Sipas paralajmërimeve deklaratë para takimit do të japë edhe lideri i partisë, Arben Taravari.
Foto: arkivi i MIA-s