• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski: Takimi me Mickoskin duhet të mbahet në ditët në vijim

Kovaçevski: Takimi me Mickoskin duhet të mbahet në ditët në vijim

Shkup, 1 korrik 2023 (MIA) - Takimi i liderëve ndërmjet kryeministrit dhe kryetar i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe ekipeve të tyre do të mbahet në ditët në vijim.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistë për TV Sitel sonte i përsëriti temat e paralajmëruara për bisedë nga ana e tij.

"Do të bëj thirrje për takim lidershipi dhe tema do të jenë siç thashë, vendimet që duhet të merren për vazhdimin e integrimeve evropiane të vendit dhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030 dhe si temë në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga më të rëndësishmet  për integrimet evropiane. Takimi duhet të mbahet gjatë ditëve në vijim dhe për të gjitha detajet  do të mund të informohemi së bashku me të gjithë pjesëmarrësit në takim", tha Kovaçevski.

 Paraprakisht sot në konferencë shtypi tas takimit në Bashkësinë politike Evropiane në Kishinjev, Kovaçevski tha se zgjedhjet në vend definohen sipas ligjit dhe Kushtetutës dhe se zgjedhjet presidenciale janë në gjysmën e dytë të marsit, ndërsa ato parlamentare janë në gjysmën e dytë të qershorit.

"Ne vazhdimisht flasim për sundimin e ligjit, për respektimin e ligjeve, për sundimin e demokracisë. Sundimi i Demokracisë dhe respektimi i ligjeve është mbajtja e zgjedhjeve atëherë kur është koha siç bëjnë praktikisht të gjitha vendet evropiane", tha kryeministri.

Kovaçevski ishte përgjigjur në pyetjen e gazetarit se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme dhe për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, duke pasur parasysh deklaratën e liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, se VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese në këto kushte.

Për bisedat e paralajmëruara me Mickoskin, Kovaçevski tha se ato janë biseda ku bisedohet për vendimet që duhet të miratohen me qëllim të realizimit të qëllimit strategjik të vendit, sepse partitë politike dhe deputetët në Kuvend kanë obligim dhe përgjegjësi para qytetarëve të sjellin vendime që u mundësojnë  të ardhme më të mirë dhe standart jetësor më të mirë gjeneratave të tashme dhe të ardhshme.

Lidhur me atë se a është optimist se procesi do të jetë i suksesshëm, kryeministri tha se vitin e kaluar ka thënë se është një optimist racional dhe se do të arrihet qëllimi për t'u anëtarësuar në BE.

Në pyetjen se çfarë nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski thotë se "do të kemi të njëjtën gjë që kemi pasur nga viti 2006 deri në vitin 2016".

"Në vend të integrimit do të kemi izolim dhe e kemi parë se si duket izolimi. Pa infrastrukturë, shtet të robëruar, liri mediatike, ne ishim në vendin e 130-të, tani jemi të 38-të në botë, sundimi i ligjit, i karakterizuar si regjim hibrid, sot mediat kanë kërcyer 19 vende për një vit", tha kryeministri Kovaçevski.

Duke iu drejtuar gazetarëve, ai tha se askush nuk u thotë mediave se çfarë të pyesin, e as si do të duken lajmet.

"Askush nga kabineti im nuk ju ka thirrur për të më bërë një pyetje, mediat janë të lira të modifikojnë politikën e tyre ashtu siç duhet. E njëjta gjë vlen edhe për pjesët e tjera të pushtetit", tha Kovaçevski.

Ai iu rikthye deklaratës së ambasadorit holandez Dirk Jan Kop i cili, siç tha kryeministri, “u dërgoi një mesazh institucioneve që janë shfrytëzuese të ndihmës holandeze që nuk janë nën juridiksionin e qeverisë dhe që duhet të japin llogari në mënyrë transparente se për çfarë i përdorin fondet". sa/

MIA FOTO: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR