• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Të gjithë në Parlament kanë detyrë që ta mbështesin rrugën e integrimeve evropiane, nuk do të mungojnë deputetë për ndryshimet kushtetuese

Kovaçevski: Të gjithë në Parlament kanë detyrë që ta mbështesin rrugën e integrimeve evropiane, nuk do të mungojnë deputetë për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 3 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se deputetët do ta mbështesin procesin e integrimeve evropiane në shtet dhe se nuk do të mungojnë deputetë për votimin e ndryshimeve kushtetuese. 

Kovaçevski sot përsëriti se shumica prej dy të tretave është e nevojshme për vazhdimin e mëtutjeshëm të procesit të integrimeve evropiane në vend. 

"Qeveria apo unë nuk kemi nevojë për deputetë. Për të qenë kryetar i Qeverisë dhe për të miratuar Qeverinë duhen 61 deputetë. Kjo Qeveri ka 65 deputetë me të cilët është votuar. Për vazhdimin e mëtejshëm të rrugës së integrimit europian të vendit kërkohet shumicë prej dy të tretash. Të gjithë deputetët e Kuvendit e kanë obligim të mbështesin lëvizjen evropiane të shtetit sepse të rinjtë po largohen nga shteti për në vendet e BE-së sepse atje ka prosperitet ekonomik, shtet ligjor, drejtësi sociale dhe sundim të demokracisë. Këtë e dëshirojnë qytetarët tanë dhe këtë dëshirojmë ne", tha Kovaçevski duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të programit të ri IPARD 3.

Shtoi se përfitimet nga hyrja në BE janë të mëdha veçanërisht në pjesën ekonomike, duke theksuar se në shtete të cilat u bënë anëtare të BE-së është rritur paga mesatare për tre herë, ndërsa niveli i investimeve është rritur për 30 për qind. 

"Qeveria e VMRO-DPMNE-së për njëmbëdhjetë vjet u përpoq të kishte një zgjidhje alternative për rritjen ekonomike. Çfarë ka arritur? Asgjë. Dy për qind PBB, me tre për qind inflacion mesatar. Ne shohim investimet. Stiropori në Qeveri dhe në të gjitha objektet e tjera po shembet, gjysma e bodrumeve janë përmbytur, teatri po pikon. Monumentet mbetën, ndërsa një monument u pagua 10 herë më shumë se sa vlen. Jemi një rast unik në botë ku një objekt social kushton sa një luan në urën 'Goce Dellçev'', tha Kovaçevski.

Beson se procesi i skriningut do të përfundojë me sukses dhe se pasi që të miratohen ndryshimet kushtetuese, do të mund t'i hapim të gjithë kapitujt. "Ky do të jetë proces i ri dhe imput për shtetin kur do të fillojnë reformat nga të gjitha aspektet", tha Kovaçevski. fc/

Fotografia: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR